Home / Sport / Fabregas insiston: Dua të rri te Barça!

Fabregas insiston: Dua të rri te Barça!

Çesk Fabregas ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona pavarësisht interesimit nga klubet angleze te Mançester Junajtid dhe Arsenal. Futbollisti ka shfaqur vështirësi të mëdha në këtë sezon duke mos siguruar një fanellë titullari të paprekshëm te katalanasit, ndaj është përfolur shumë për një largim të tij të mundshëm nga katalanasit.

Por autori i 14 golave gjatë këtij sezoni ka bërë të qartë se nuk i shkon ndër mend të largohet nga klubi i tij aktual.
“Nuk ka asgjë që mund të thuhet rreth të ardhmes time. Jam shumë i lumtur te Barça dhe dua të qëndroj për shumë vite në vazhdim aty”, ishin fjalët e futbollistit për një radio katalanase.
Fabregas ka luajtur në një rol më të avancuar në këtë sezon, duke luajtur shpesh si një sulmues krahu apo edhe në qendër përkrah Lionel Mesit. Megjithatë, me blerjen e Neimar, hapësirat për të do të ngushtohen më shumë dhe ai do të duhet tashmë të luftojë me të paprekshmit e mesfushës, Ksavi, Iniesta e Buksets për një vend në këtë repart, nëse dëshiron që të luajë në këtë sezon. Mesfushori iu bashkua katalanasve në vitin 2011 dhe ka ende 3 vite të mbetura në kontratën e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *