Home / Lajme / Maqedoni / Familja Fetahu së shpejti me kulm mbi kokë (VIDEO)

Familja Fetahu së shpejti me kulm mbi kokë (VIDEO)

22 Qershor – Për gjendjen e vështirë në të cilën jeton familja Fetahu nga Balindolli i epërm.

Shoqata humanitare Mëshira në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe disa banorë, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për këtë familje pesë anëtarësh, e cila deri më tani ka jetuar në një dhomë që ua ka falur xhaxhai i tyre, në një shtëpi më se 70 vjet të vjetër, njofton Televizioni Koha.

“shumë mirë ndjehemi tash e falënderoj Alsatin mëshirën që na ndihmuan i falënderoj të gjithë që na dhanë mundësinë se kemi shumë gjendje të keqe unë nuk di si të ju falënderojë na ndihmoni ti dalim në fund”.

“sic e shihni punët po ecim me intensitet të madh, falënderojmë se pari kreun e Komunës së Gostivarit i cili na ndihmoi me disa mjete financiare dhe gjithë qytetarët që na kanë përkrah. Kemi nevojë sërish për tulla çati e gjëra tjera kështu që iu apeloj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë t`na kontaktojnë dhe t`vijmë direkt te familja.
Nëse kështu ecin punimet për Bajram besojmë që familja do jetë në shtëpinë e re”.

Por, gëzimi më i madh për këtë familje ka qenë edhe plotësimi i ëndrrës për Shadien e vogël e cila është tërësisht e verbër që të ketë një kompjuter. Një mërgimtar nga Zvicra, me të parë lajmin në Alsat Shadies ia ka bë dhuratë një të atillë.

“jam mësuar pak më mëson edhe motra ime dhe i lëshoj këngët, ma solli një burë nga Zvicra u gëzova shumë”.

Përndryshe, shtëpia e filluar ditë më parë për familjen Fetahu, pritet të përfundojë për Bajram me qëllim që këtë festë të madhe fetare, familja Fetahu ta festojë në shtëpinë e tyre të re. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *