Home / Sport / Fatosët e Shkëndijës fitojnë titullin

Fatosët e Shkëndijës fitojnë titullin

“Kemi lënë pas një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm dhe unë jam i kënaqur me performansën që kanë treguar këta djelmosha. Fakti që kemi mbyllur sezonin pa asnjë humbje dhe që kemi qenë ekipi më i mirë në mesin e 18-të skuadrave që morëm pjesë na bën të jemi të kënaqur me arritjen tonë. Përgëzoj djelmoshat për titullin e fituar dhe uroj që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin rritëm në të ardhmen”, deklaroi trajneri i skuadrës së fatosëve të KF Shkëndija-Tetovë, Taxhedin Kasami.

Të martën është mbyllur kampionati në kategori të fatosëve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku titulli i kampionit në mënyrë bindëse i ka takuar skuadrës së Shkëndijës. Në xhiron e 34 në stadiumin e qendrës sportive në Tetovë u përballën skuadrat lokale Shkëndija dhe Renova, të cilat u ndanë me rezultatin e barabartë 1:1. Donat Aliu ishte autor i golit për Shkëndijën, e cila në mënyrë bindëse fiton titullin e kampionit dhe pas përfundimit të ndeshjes me plotë meritë mori trofeun e më të mirit. Shkëndija e drejtuar nga trajneri Taxhedin Kasami, në 34 ndeshje të zhvilluara shënoi 31 fitore, asnjë humbje dhe vetëm 3 barazime, dy prej të cilave me Renovën dhe një me Arsimin e Çegranit. I kënaqur me këtë arritje, trajneri Kasami shpreson që këta djelmosha të vazhdojnë rritjen e tyre dhe në të ardhmen të bëhen futbollistë të njohur dhe cilësorë. “Kemi lënë pas një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm dhe unë jam i kënaqur me performansën që kanë treguar këta djelmosha. Fakti që kemi mbyllur sezonin pa asnjë humbje dhe që kemi qenë ekipi më i mirë në mesin e 18-të skuadrave që morëm pjesë na bën të jemi të kënaqur me arritjen tonë. Përgëzoj djelmoshat për titullin e fituar dhe uroj që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin rritëm në të ardhmen” , deklaroi trajneri i skuadrës së fatosëve të KF Shkëndija-Tetovë, Taxhedin Kasami, i cili përgëzoi të gjithë futbollistët, megjithse ceku se me kualitet dallohen Florent Ramadani, Ensar Luma, Ramim Alii, Ardit Demiri dhe të tjerë. “Unë jam shumë i lumtur që me Shkëndijën kemi fituar titullin e kampionit. Kemi luajtur shumë mirë, kemi shënuar shumë fitore dhe me meritë morëm vendin e parë. Unë shpresoj që të vazhdoj të ushtroj shumë dhe një ditë të arrij të bëhem futbollist i njohur” , deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Ardit Demiri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *