Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu dhe ministri Bexheti këmbëjnë akuza të ndërsjella (VIDEO)

Fazliu dhe ministri Bexheti këmbëjnë akuza të ndërsjella (VIDEO)

28 Qershor – Një mori akuzash ka drejtuar deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në adresë të ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti, duke kërkuar llogari për këtë rast nga ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska. “Kërkoj informacione nga Ministria e Brendshme lidhur me aksionin në klubin e natës ‘Sheri’ ku ka qenë edhe ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti”, ka theksuar Fazliu,

Deputetët sot kanë parashtruar pyetje në adresë të ministrave, në seancën pyetje për kabinetin qeveritar. Një mori akuzash ka drejtuar deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në adresë të ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti, duke kërkuar llogari për këtë rast nga ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska. “Kërkoj informacione nga Ministria e Brendshme lidhur me aksionin në klubin e natës ‘Sheri’ ku ka qenë edhe ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti”, ka theksuar Fazliu, duke pretenduar se në këtë aksion janë gjetur armë dhe lëndë narkotike. Ai ka theksuar se shumë funksionarë të BDI-së janë përfshirë në akte kriminale dhe disa prej tyre janë në burg. Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se me këtë pyetje deputeti i PDSH-së vetë konfirmon luftën joselektive të policisë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Sipas saj, MPB vazhdon punën e saj duke mos kursyer funksionarë shtetëror apo qoftë në nivele udhëheqëse lokale. Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti i është përgjigjur akuzave të deputetit të PDSH-së, Bekim Fazliu, pasi që ky i fundit e akuzoi për rastin e mbylljes së klubit të natës “Sheri”. “Pohimet e deputetit të PDSH-së opozitare Bekim Fazliu nga foltorja e parlamentit janë shpifje e rënde te bazuara ne gënjeshtra, si gjithmonë kur ky person te tenton te fitoj ndonjë poen politik dhe kësaj radhe edhe te kthej rejtingun tij personal brenda partisë pas debaklit në zgjedhjet e fundit lokale. Dëshiroj të informojë opinionin se prezenca e funksionarëve gjatë aksioneve policore asnjëherë nuk duhet në asnjë mënyrë të pengoj ato. Për dallim nga ju të PDSH-së, ne asnjëherë as nuk kemi tentuar të pengojmë punën e institucioneve të sistemit, e as kemi keqpërdorë ato”, thotë në reagimin e tij Ministri Bexheti. “Të gjitha informacionet tjerë në atë lajm kanë të bëjnë vetëm me “zbukurimin ” e lajmit për atraktivitet. Unë si ministër do te mundohem dhe do te angazhohem për zbardhjen e plote te rastit”, ka shkruar Bexheti, i cili u akuzua lidhur me rastin dhe ndërlidhjen e ministrit Bexheti me klubin e natës ‘Sheri’.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *