Home / Lajme / Maqedoni / Fejzullahu dhe Sadiku nënkryetarë të rinj të PDSH-së

Fejzullahu dhe Sadiku nënkryetarë të rinj të PDSH-së

9 qershor-Nga kjo parti bëjnë të ditur se sot do të japin hollësi përmes një komunikate lidhur me vendimet e kuvendit qendror, ndërsa siç mësohet dy nënkryetarët e rinj të kësaj partie janë zgjedhur Ernad Fejzullahu dhe Miat Sadiku.
Në mbledhjen e kryesisë është zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm, ku akoma nuk është mësuar emri i tij, por nuk përjashtohet kryetari aktual i komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Kuvendi qendror i PDSH-së mbrëmë ka zvogëluar numrin e kryesisë dhe ka zgjedhur kryesinë e re partiake.

Nga kjo parti bëjnë të ditur se sot do të japin hollësi përmes një komunikate lidhur me vendimet e kuvendit qendror, ndërsa siç mësohet dy nënkryetarët e rinj të kësaj partie janë zgjedhur Ernad Fejzullahu dhe Miat Sadiku.
Në mbledhjen e kryesisë është zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm, ku akoma nuk është mësuar emri i tij, por nuk përjashtohet kryetari aktual i komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Në këtë mbledhje janë shkarkuar nga postet partiake të nënkryetarit dhe sekretarëve Imer Aliu, Bekim Fazliu, Vlera Ejupi dhe emra të tjerë të kryesisë, duke u freskuar me emra të rinj. Kryesia e re do të përbëhet nga 13 anëtarë nga 33 anëtarë sa kishte deri tani. Ernad Fejzullahu rikthehet si i dyti në kryesinë e PDSH-së, i njohur edhe si bashkëpunëtori më i ngusht i Thaçit. Ai deri tani ka mbajtur vetëm detyrën e këshilltarit politik të PDSH-së.ALSAT

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *