Home / Sport / Fenerbahçe dhe Beshiktashi përjashtohen nga UEFA

Fenerbahçe dhe Beshiktashi përjashtohen nga UEFA

UEFA ka përjashtuar skuadrën e Fenerbahçes nga pjesëmarrja në aktivitetet evropiane për dy sezonet e ardhshme, ndërsa Beshiktashin për një sezon, me një vendim të publikuar nga vetë institucioni që drejton futbollin evropian.

Të dy skuadrat e Stambollit u përfshinë një skandal manipulimi ndeshjesh në fund të sezonit 2010-2011. Fenerbahçe fitoi titullin kampion ndërsa Beshiktash Kupën e Turqisë. Por në fund u zbulua se kjo kishte ardhur pas akordeve shumëpalëshe për të manipuluar rezultatet e ndeshjeve të veçanta.
“Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, UEFA vendosi që Beshiktash të mos marrë pjesë në edicionin 2013-2014 të Europa League. Fenerbahçe është përjashtuar nga pjesëmarrja në tre aktivitetet e ardhshme të UEFA-s për klube, në të cilat mund të kualifikohet, përfshirë atë 2013-2014 në Ligën e Kampioneve. Pezullimi për sezonin e tretë është i pezulluar me kusht për një periudhë prej 5 vitesh.”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga UEFA për këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *