Home / Sport / Ferguson, “arma sekrete” e Junajtid për transferimin e CR7

Ferguson, “arma sekrete” e Junajtid për transferimin e CR7

Drejtuesit e Mançester Junajtid janë të bindur se mund të kthejnë Kristiano Ronaldon në “Old Traford” duke përdorur Aleks Ferguson për të bindur portugezin të vihet nën urdhrat e Devid Mojes. Anglezët janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë mundësitë ekonomike të PSZH dhe Monako përsa i përket rrogave të çmendura që i ofrojnë lojtarit, por besojnë se një fjalë e mirë e ish-trajnerit do të mjaftojë për ta bindur atë të kthehet te skuadra ku u bë i famshëm.

Për më tepër, Ferguson duket se ka hedhur hapat e parë për të bindur lojtarin që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni të luajtur në “Old Traford”. Ishte vendimi i trajnerit skocez që të prishej tradita dhe spikeri në stadium të lexonte të fundit emrat e skuadrës kundërshtare, me atë të Krisitano Ronaldos që do të lihej për fund. Në këtë mënyrë, lojtari mori një ovacion të jashtëzakonshëm nga tifozët që nuk kanë harruar magjitë e tij me fanellën e “djajve të kuq”.
Me sa është mësuar, Ronaldo ka mbetur i mahnitur nga pritja që i është bërë, një situatë që nuk e ka përjetuar shpesh në këto vite të Real Madrid dhe po mendon seriozisht të largohet nga spanjollët. Ndaj drejtuesit e Mançester Junajtid tashmë ngulmojnë që Ferguson të komunikojë me lojtarin, për ta bindur që t’i bashkohet ciklit të ri nën David Mojes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *