Home / Sport / FFM: Nuk bëjmë diferencime nacionale mes klubeve

FFM: Nuk bëjmë diferencime nacionale mes klubeve

Numri një i futbollit vendor ,Ilço Gjorgjioski, edhe një herë ka potencuar se FFM-ja, nuk bën diferencimin e skuadrave dhe kuadrove në baza nacionale, fetare apo çfarë do përkatësie tjetër.

Pas akuzave të bëra në drejtim të FFM-së, nga ana e drejtuesve të skuadrave shqiptare që luajtën në balotazh për plotësimin e Ligës së parë dhe Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll për sezonin 2013/2014, vjen reagimi nga ana e shtëpisë së futbollit vendor. Numri një i futbollit vendor ,Ilço Gjorgjioski, edhe një herë ka potencuar se FFM-ja, nuk bën diferencimin e skuadrave dhe kuadrove në baza nacionale, fetare apo çfarë do përkatësie tjetër. “FFM-ja, nuk bën kurrfarë diferencimi duke u nisur nga ajo kombëtare apo fetare dhe çfarë do përkatësie. Ne vetëm respektojmë rregullat të cilat janë të njëjta për të gjithë.”, tha për ALSAT-M, presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski. Ndryshe dje drejtuesit e skuadrës së Albarsës, i parashtruan pyetje direkte numrit një të futbollit vendor se me balotazhin a deshi të eliminojë skuadrat shqiptare nga luajtja në Ligën e Dytë Unike. Shqiptarët pas eliminimit të tri nga katër skuadrave sa luajtën në balotazh, po shqyrtojnë mundësinë për formimin e një Ligë paralele me atë të FFM-së.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *