Home / Lajme / Maqedoni / Filip Riker vizitë zyrtare në Tetovë

Filip Riker vizitë zyrtare në Tetovë

Ne jemi kyçur në të gjitha programet që ka USAID për shkollat, për zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë por qëllimi ynë është që ne të rrisim fondet që mund t’i tërheqim dhe gjithsesi në kuadër të bisedimeve tona, do kujdesemi që në vitin 2014 të dyfishojmë sasinë e fondeve që mund të tërhiqen për të mirë të infrastrukturës dhe qytetarëve të Tetovës”, ka theksuar Teuta Arifi

Zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Riker dje ka nisur agjendën e vizitës dhe takimeve duke qëndruar për vizitë në komunën e Tetovës, ku u është takuar me kryetaren e kësaj komune, Teuta Arifi.

Sipas komunikatës së lëshuar nga komuna, temë e këtij takimi ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers ishte përkrahja për komunën e Tetovës dhe zhvillimin e saj. Teuta Arifi theksoi se është biseduar për rritjen e mundësive për tërheqjen e fondeve zhvillimore që ofron shteti amerikan, si popull mik i shqiptarëve në Maqedoni.

“Duke qenë një mik i vjetër edhe i vendit tonë por edhe i Tetovarëve, shprehu atë që kanë shprehur gjithë mysafirët që kemi pasur nga SHBA-të, që janë të interesuar për të përkrahur zhvillimin e një komune moderne dhe një komune që do jetë faktor i rëndësishëm jo vetëm në vend por edhe në rajon. Ne jemi kyçur në të gjitha programet që ka USAID për shkollat, për zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë por qëllimi ynë është që ne të rrisim fondet që mund t’i tërheqim dhe gjithsesi në kuadër të bisedimeve tona, do kujdesemi që në vitin 2014 të dyfishojmë sasinë e fondeve që mund të tërhiqen për të mirë të infrastrukturës dhe qytetarëve të Tetovës”, ka theksuar Teuta Arifi.
Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan nesër do të takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa priten edhe takime të niveleve të tjera që nuk janë komunikuar nga ana e institucioneve qeveritare në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *