Home / Lajme / Maqedoni / Fillon zbatimi i Ligjit për mobing (VIDEO)

Fillon zbatimi i Ligjit për mobing (VIDEO)

10 Qershor – Që sot fillon zbatimi i Ligjit për shqetësim psikiko-fizik dhe seksual ose Ligji i ashtuquajtur për mobing.

Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) apelojnë të gjithë punëtorët të cilët janë viktima të disa llojeve të shqetësimeve atë ta paraqesin dhe të sigurojnë mbrojtje të cilën ua ofron Ligji.
“Që sot të gjitha koleget dhe kolegët tanë që janë viktima të shqetësimeve psikike, fizike ose seksuale, t’u drejtohen përfaqësuesve juridikë të LSM-së, sindikatave qytetare por dhe Zyrës Antimobing pranë LSM-së”, ka deklaruar kreu i Lidhjes se Sindikateve te Maqedonisë, Zhivko Mitrovski.

Sipas tij, ligji është një hap historik përpara në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe është provë për funksionimin e dialogut social në vend.

Ai apeloi që të gjithë punëdhënësit t’i përmbahen afatit ligjor prej 3 muajve t’i informojnë të gjithë të punësuarit për ligjin dhe t’i ndërmarrin aktivitetet në lidhje me shpjegimin e procedurave. Gjithashtu, tha, duhet ta përpilojnë listën e ndërmjetësuesve.
Hulumtimin të cilin e ka bërë LSM-ja kanë treguar se mobing zakonisht bëhet mbi të punësuarit e industrisë së tekstilit, disa pjesë të shëndetësisë dhe administratës publike. Shumica e të anketuarve, sipas Mitrovskit, janë ankuar nga shqetësimet psikiko-fizike, ndikimin mbi aftësinë e punëtorit, ndërsa shumë pak në shqetësimin fizik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *