Home / Sport / Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të

Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të

LeBron Xhejms ka treguar se sa shumë e dëshiron titullin e dytë kampion radhazi në karrierën e tij me një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e 6-të të finales së NBA. Ai ka udhëhequr Majemin në suksesin 103-100 në kohën shtesë, për të barazuar në 3-3 serinë ndaj San Antonio dhe për të çuar titullin në takimin e shtatë dhe të fundit.

San Antonio i shkoi shumë pranë titullit kampion, pasi në periodën e tretë dhe të katërt ishte plotësisht në kontroll të ndeshjes. Por pastaj erdhi “koha e Xhejms”, pasi ylli i Majemit plotësoi një paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar 32 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 pasime në këtë ndeshje. “Nëse do të eliminoheshim në këtë ndeshje, do ta bënim një gjë të tillë me mua duke dhënë çdo pikë energjie që më kishte mbetur në fushën e lojës”, ishin fjalët e lojtarit pas ndeshjes, ku tregoi plotësisht se e meritonte titullin MVP.
Në radhët e San Antonios, këtë herë mungoi kontributi i Manu Xhinobilit, i mbyllur me kujdes nga mbrojtja e Majemit. Të vetmit nga teksanët që arrinin të gjenin me vazhdimësi koshin ishin Tim Dankan (30 pikë, 17 topa në tabelë) dhe Kauhi Leonard (22 pikë, 11 topa në tabelë), “të mëdhenjtë” e San Antonios që tashmë duhet të bazohet më shumë te ata në ndeshjen e 7-të, e cila do të përcaktojë skuadrën kampione të NBA.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *