Home / Lajme / Maqedoni / Firmat kanë edhe 15 ditë që të regjistrohen për e-Tatime

Firmat kanë edhe 15 ditë që të regjistrohen për e-Tatime

18 qershor-
Nga 1 korriku i vitit 2013, me hyrjen në fuqi të paraqitjes të obligueshme elektronike të TVSH-së dhe tatimit të fitimit për TVSH obliguesit, në sportelet në DAP më nuk do të pranohen TVSH-fletëparaqitje dhe Bilance tatimore për tatim të fitimit në formë të letrës.

Deri në fund të muajit edhe 5.481 firma duhet të regjistrohen në sistemin e ri të DAP-it për e-Tatime.

Shfrytëzimi i serviseve elektronike të DAP-it është obligim ligjor. Firmave u mbeten edhe 15 ditë t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm që të munden nga 1 korriku pa ndërprerë të paraqesin tatim përmes internet servisit të DAP-it.

Nga 1 korriku i vitit 2013, me hyrjen në fuqi të paraqitjes të obligueshme elektronike të TVSH-së dhe tatimit të fitimit për TVSH obliguesit, në sportelet në DAP më nuk do të pranohen TVSH-fletëparaqitje dhe Bilance tatimore për tatim të fitimit në formë të letrës.

Në qoftë se firmat nuk aftësohen me risitë në punën tatimore, nuk do të munden ta dorëzojnë TVSH-fletëparaqitjen në DAP, për çka është e paraparë gjobë e cila arrin deri 3.500 euro në kundërvlerë të denarit.

Gjithsej 12.059 persona juridik dhe kryerës të pavarur të veprimtarisë të cilët momentalisht janë shfrytëzues të sistemit të vjetër të e-Tatime, në mënyrë të obligueshme do të duhet të migrojnë në sistemin e ri të shërbimeve elektronike të DAP-it. Në të kundërtën nga 1 korriku i vitit 2013 nuk do të munden t’i shfrytëzojnë e-shërbime tatimore. Procedura për migrim është e thjeshtë dhe bëhet në mënyrë elektronike përmes ueb faqes https://etax-fl.ujp.gov.mk

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *