Home / Lajme / Maqedoni / Fushatë rajonale kundër tregtisë me njerëz

Fushatë rajonale kundër tregtisë me njerëz

11 qershor-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovski, potencoi se tregtia me njerëz është serioze dhe komplekse, jo vetëm si problem nacional por edhe ndërkombëtar në suaza globale dhe është biznesi kriminal i tretë sipas madhësisë, menjëherë pas tregtisë me drogë dhe armë.

Zyra për siguri publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme sot e promovoi fushatën parandaluese për “Qasje të integruar për parandalim të shfrytëzimit të punës në vendet e prejardhjes dhe destinimit” nën moton “Të punosh është e drejtë, shfrytëzimi i punës është krim”.

Koordinatori nacional i projektit Sande Kitanov thotë se kjo është pjesë e projektit rajonal të organizatave për partneritet të Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë, Qipros dhe Maqedonisë.

“Qëllimi i fushatës është që të rritet ndërgjegja nga rreziqet dhe njohja e shfrytëzimit të punës në vendet e destinacionit të kategorisë rrezikuese të qytetarëve prej 18 deri në 40 vjeç”, tha Kitanov.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovski, potencoi se tregtia me njerëz është serioze dhe komplekse, jo vetëm si problem nacional por edhe ndërkombëtar në suaza globale dhe është biznesi kriminal i tretë sipas madhësisë, menjëherë pas tregtisë me drogë dhe armë.

“Sipas të gjitha hulumtimeve të deritanishme, bëhet fjalë për formë rritëse të shpejtë të krimit të organizuar në nivel global, e cila së pari është e lidhur me varfërinë dhe me zhvillim jo të mjaftueshëm. Shtetet e Evropës Juglindore të cilat vite të gjata kalojnë nëpër tranzicionin politik dhe ekonomik veçanërisht janë përqëndruar me tregtinë e njerëzve dhe shfrytëzimin e punës, para se gjithash nga pozita e vendeve të preardhjes së viktimave të tegtisë ndërsa vendet e zhilluara së pari janë vende të destinacionit”, tha Jankullovska.

Organizata ndërkombëtare për migrim, ashtu siç tha ajo, vlerëson se në vit përmes kufijve kalojnë rreth 2 milion viktima të tregtisë me njerëz. Sipas UNICEF-it numri i fëmijëve të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz lëviz rreth 1,2 milion në vit, ndërsa sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara 700 mijë gra, fëmijë dhe burra çdo vit mbesin viktima të tregtisë. Raporti më i ri i Organizatës ndërkombëtare të punës në shikim të punës së detyruar inicon se si viktima të tregtisë konsiderohen 2.5 milion njerëz prej të cilëve më së shumti një e treta janë subjekt i shitjes për shfrytëzim ekonomik.

Fushata fillon sot në të gjitha vendet anëtare të projektit dhe do të zgjasë deri më 30 qershor. Përmes videove, doracakëve, dhe posterave qytetarët do të informohen për rreziqet e tregtisë me njerëz, ndërsa materialet promovuese do të jenë të vendosura deri te të gjitha vendkalimet kufitare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *