Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Liria e mediave, matësi më i mirë i demokracisë (VIDEO)

Fyle: Liria e mediave, matësi më i mirë i demokracisë (VIDEO)

20 Qershor – Hose Manuel Baroso, kryetar i Komisionit të BE-së, në paraqitjen me videobim në Konferencën “Speak up 2”, ka thënë se frikësimi i gazetarëve dhe dhuna e shqetësojnë më së shumti BE-në.

“Tema që diskutoni sot është shtylla e demokracisë dhe vlera themelore e BE. Te Ballkani perëndimor dhe Truqia shikoj një zhvillim pozitiv. Shpifjet janë dekriminalizuar dhe liria e mediave ka zënë vendin e tyre në agjendat politike. Dhuna dhe frikësimi i gazetarëve na shqetësojnë më së shumti”, tha Baroso. Nw kwtw ë Konferencë komisari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka thënë se nëse dëshironi të shifni nivelin e demokracisë së një shteti, atëherë shihni se në çfarë niveli është liria e shprehjes dhe mediave. “Vite më parë ne premtuam që do të kemi një proces që do të vazhdojë dhe se do të ndiqnim stantadared e larta të lirisë së shprehjes dhe të shtypit. Së pari forcimi i demokracisë është parakusht për integrimin. Nëese doni të shikoni demokracinë, shikoni indeksin e mediave, e lirisë së shprehjes”, ka thënë Fule,.
“Besoj që kur vjen puna për transmetuesit publik, në secilin prej shteteve anëtare komisioni dhe ne kërkojmë të mbajmë qëndrim të fortë. Mesazhi ynë sot jo vetëm për kandaidatët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë është që të mos kemi standardet të dyfishta”, tha mes tjerash Fule. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë dhe ministër për çështje të eurointegrimeve, Fatmir Besimi, i cili ishte i ftuar si panelist ka theksuar se në Maqedoni po bëhen përpjekje që me ligjin për rregullimin e punëve të gazetarëve të fitojnë qytetarët, pasi ata duan informacione të drejta dhe jo të njëanshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *