Home / Sport / Galiani i sigurt: Tevez nuk më tradhton!

Galiani i sigurt: Tevez nuk më tradhton!

Adriano Galiani ka bërë të qartë se mendon që Karlos Tevez do të zgjedhë Milanin para Juventusit. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Mançester Siti dhe për drejtuesin e klubit italian, zgjedhja e tij do të jetë te kuqezinjtë, një ekip që e kërkoi me ngulm një vit e gjysmë më parë.

“Karlitos nuk do të më tradhtojë”, tha Galiani para se t’i tregonte pjesërisht gazetarëve një SMS nga menaxheri i argjentinasit, Kia Jorabçian.
“Më pëlqen shumë Karlos, pasi ai është një lojtar “i ndyrë”. Rroga e tij? Nuk do të kemi asnjë problem me Tevez”, ishin fjalët e Galianit, që në fakt dukej shumë i bindur se futbollisti do të firmoste me klubin e tij.
Mediat italiane spekulojnë se Tevez do të vijë për të zënë vendin e Stefan El Sharauit, i cili do të përfundojë te Mançester Siti. Sipas informacioneve paraprake, mendohet që Siti t’i japë ekipit italian 30 milion euro dhe Tevez për të marrë sulmuesin e ri italian.
Tevez ka shënuar 73 gola në 138 ndeshje me Mançester Sitin, por ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, ndaj do të largohet gjatë merkatos së verës, pasi klubi nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *