Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet bombë e pa eksploduar në Tetovë (VIDEO)

Gjendet bombë e pa eksploduar në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 Qershor – Gjendet bombë e pa eksploduar në rrugën e Kumanovës në Tetovë, ne hyrje të lagjes Cetniska në Tetovë.

Sipas policisë, rreth orës 13 e 10 minuta, kalimtarë të rastit e kanë hetuar bombën afër një shtylle elektrike prej druri dhe e kanë paraqitur rastin në polici. “Policia ka dalur në vendngjarje dhe e ka siguruar vendin kurse bombe e tipit Karshikara M-75 me siguresë, është marrë dhe transportuar për hetime nga ana e pjesëtarëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, tha zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski. Sipas tij, policia kryen hetime për të zbardhur deri në fund se kush dhe pse e ka lënë bombën në atë vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *