Home / Lajme / Rajon / Greqi, tërmet në afërsi të Athinës

Greqi, tërmet në afërsi të Athinës

04 Qershor – Një tërmet me fuqi 4.4 ballë është regjistruar mëngjesin e së martës në Atika, rreth 22 kilometra në lindje të kryeqytetit grek, Athinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike e ka pasur epiqendrën 2 deri në 3 kilometra në lindje të qytetit Spata dhe ipoqendra në 20 kilometra thellësi.

Për momentin nuk ka sinjalizime për dëme në njerëz apo materiale.

Sipas së përditshmes athinase “Ethnos”, që citon sizmologun Yannis Mpaskoukas, bëhet fjalë për një lëkundje të lehtë, e verifikuar në orën 04:56 me orën lokale.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *