Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Presioni për emrin është mbi ne, sepse jemi të jounitetshëm

Gruevski: Presioni për emrin është mbi ne, sepse jemi të jounitetshëm

Shkup, 28 -Europa i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, se do ta nxjerrë BDI-në nga qeveria nëse ai nuk lëshon pe për sa i përket kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë. Këtë e ka deklaruar vetë Gruevski në një intervistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

Për kontestin me Greqinë, për marrëdhënien e bashkësisë ndërkombëtare ndaj dy vendeve, për mundësinë që BDI-ja të dalë nga Qeveria, për katastrofën demografike në Maqedoni, për gjendjen ekonomike dhe për investimet, në intervistë për “Dnevnik”-un flet kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
– Tani presioni mbi ne në kontestin me Greqinë është në tjetër formë dhe manifestohet përmes raporteve të ndryshme negative për Maqedoninë, që njëkohësisht është edhe përpjekje për gjetje të alibisë pse Maqedonia nuk po hyn në BE dhe NATO. Më saktësisht, kjo është alibi për pafuqinë e tyre dhe për mospasjen e vullnetit dhe interesit të forcave të mëdha që ta zgjidhin këtë padrejtësi që po na bën Greqia. Duhet të gjejnë fajtor për këtë”, kryeministri e shpjegon shpeshtimin e raporteve të ndryshme nga jashtë në të cilat Republika e Maqedonisë është prezantuar në dritë të zezë.
Zotëri Gruevski, tashmë është e qartë se Maqedonia nuk do të marrë datë për fillim të negociatave. Paradokohe ishit në Vjenë, paraprakisht u takuat me Filip Rikerin në Shkup, i keni informatat nga kontaktet e ambasadorëve tonë, kontaktet e ministrit të Punëve të Jashtme dhe presidentit. Paradokohe në fjalimin Tuaj të ditëlindjes së partisë Tuaj bëtë thirrje për pozicizion të përbashkët dhe konfirmim të strategjisë së re shtetërore, të cilës LSDM-ja iu përgjigj me thirrje për Juve që të thoni se pse nuk e futët vendin në BE dhe NATO. Keni përgjigje për gjithë këtë?
– Nuk e kuptoj se si LSDM-ja mund të parashtrojë pyetje të këtillë kur jo gjithë Maqedonia, por e gjithë bota e di se pse Maqedonia nuk hyri në NATO dhe nuk mori datë për fillim të negociatave me BE-në. Arsyeja e vetme është që nuk pranuam ndryshim të identitetit të maqedonasve dhe emrit të shtetit, ndërsa edhe ky ndryshim të jetë sipas masës, të mos them sipas zgjedhjes së Greqisë, njëkohësisht evitojnë negociata dhe presin që gjithçka të jetë ashtu siç ata kërkojnë. Ja, nëse më ftojnë të përgjigjen – kjo është përgjigjeja, edhe pse ata mirë e dinë.
Cili është qëndrimi i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje? Eksziton presion nga ata ndaj Greqisë dhe ndaj juve?
– Bashkësia ndërkombëtare, duke e përfshirë edhe BE-në, nuk kryejnë presion mbi Greqinë. Përkundrazi, ata janë në fazë rë mbështetjes së gjithanshme të Greqisë në kuptim të daljes së saj nga kriza financiare. Prej këtu, duke e ndjerë këtë, Greqia edhe nuk mendon në zgjidhje që do të ishte kompromis i vërtetë.
Pse kjo është kështu?
– Ka shumë arsye për këtë dhe nuk është e mundur një përgjigje të thjeshtë. Por një prej atyre kyçe është se Greqia si anëtare e NATO-s dhe BE-së ka ndikim më të madh tek forcat e mëdha dhe ky është fakt pa dallim të të gjitha përpjekjeve të mundshme diplomatike ose, madje, diskutime joadekuate për gjoja aktivitetin më dinamik diplomatik dhe ngjashëm.
E dyta, edhe krahas krizës, bëhet fjalë për shtet më të madh dhe më të fuqishëm, me diasporë më të numërt dhe financiarisht më të fuqishme dhe me numër të madh të milionerëve dhe miliarderëve, të cilët janë lobi lëvizëse dhe falas për Greqisë gjithkund. Ja, paradokohe u përhap se kryeministrin grek nuk e kanë pritur në Uashingtin tek presidenti. Ndoshta, nuk e di se vallë është e vërtetë. Por kur do të afrohen zgjedhjet në Amerikë, do të shohim se si do ta presin, nga arsyeja më e thjeshtë e cila quhet tre milionë votues dhe mbështetje financiare në zgjedhje. Ai këtë e di dhe sigurisht nuk është shumë i shqetësuar që tani presidenti i SHBA-së nuk ka pasur kohë për të, në qoftë se kjo është e saktë. Do të ketë kohë maksimum për dy vite, ndoshta edhe më herët.
Arsyeja e tretë mund të jetë stërngarkimi i forcave të mëdha si e probleme dhe konflikte personale edhe ashtu me të tjera ndërkombëtare.
E katërta është kriza evropiane dhe preokupimi me të, ndërsa posaçërisht fakti që të gjithë e dinë se Greqia, me siguri, është në situatën më të rvështirë nga të gjitha vendet tjera sa i përket krizës, e përmbahen që t’ua vështirësojnë jetën me presion për këtë çështje. Arsyeja e pestë është që vendet e mëdha dhe të fuqishme në BE nuk janë diçka posaçërisht të interesuara për zgjerimin e BE-së në kushte të krizës ekonomike, papunësisë rritëse dhe pakënaqësisë në vendet e tyre, ndërsa edhe përvojat e këqia me pranimin e vendeve të reja për anëtare në BE. Arsyeja e gjashtë është edhe jouniteti ynë për këtë çështje përkundër unitetit të fuqishëm tek Greqia, madje disi më lehtë u ngjan të bëjnë presion tek ne sesa tek ata. Më të thyeshëm u dukemi nga jashtë me jonitetin.
Sa ndihmon aktvendimi në Hagë, cila është në dobi të Maqedonisë?
– Nuk mund të them se nuk ndihmon, por fakti që forcat e mëdha e injorojnë, çon drejt asaj që kjo tani për tani të mos jetë faktor kyç. Në të vërtetë, ashtu siç presim, duke i njohur rrethanat ndërkombëtare. Në situata të përparimit jo të përkryer ndërkombëtarë, ku drejtësia nuk është udhërrëfyes kryesor, por interesat, e drejta ndërkombëtare ka fuqi të limituar, veçanërisht kur bëhet fjalë për popullatë të vogël për nga numri dhe vende me territore në zhvillim. Megjithatë, hapin që e kemi tërhequr me të ishte i drejtë. Tani kemi një argument më shumë dhe serioz në tryezë. Nëse te dikush në botë ka pasur dilema ose paqartësi, tani është e qartë se drejtësia është në anën tonë.
Do të thotë, interesat janë më të fuqishme nga gjykata ndërkombëtare?
– Natyrisht. Disa vende dhe politikanë nga bashkësia ndërkombëtare nuk kanë qenë shumë të gëzuar kur Maqedonia ka ngritur padi deri te gjykata në Hagë. Këtë e kanë vlerësuar si një hap të keq.
Saktë, sepse në sipërfaqe e nxjerrë këtë që po e flas, me faktin te i cili është drejtësia dhe deri ku shkojnë interesat duke e shkelur drejtësinë.
Mirë, kjo është për presionin ndaj Greqisë, a ekziston presion ndaj nesh nga bashkësia ndërkombëtare?
– Ekziston, por në një formë më ndryshe nga më parë. Më parë ishte i drejtpërdrejtë, tani më shumë është jo i drejtpërdrejtë. Tani nuk kemi bindje verbale dhe presione publike ose pas dyerve të mbyllura si më parë.
Që të arsyetohet kjo, do të vijojnë jo vetëm nga KB-ja dhe nga OSBE-ja, por ekspertë të ndryshëm të mundshëm për të drejtat e njeriut, media, gjykatës, administratë dhe çka tjetër jo, me raporte të përgatitura që më herët.
Nëse nesër i pranojmë qëndrimet greke për emrin, të gjithë raportuesit përnjëherë do ta përmirësojnë mendimin për të drejtat e njeriut në Maqedoni, mediat, gjyqësia etj. do të thonë se punët kanë ecur përpara në ndërkohë dhe ja një raport i ri. Shikoni se si e kanë ndryshuar qëndrimin për Serbinë. Tani ajo është vend reformik, ndërsa deri para tre muajve nuk ishte.
BE-ja dhe NATO-ja nuk fshehin se nuk ka përparim për shkak të mospasjes së progresit në marrëdhëniet e mira fqinjësore ose të përkthyer nga fjalori diplomatik, në zgjidhje të kontestit për emrin?
– Është e saktë kjo, por ju më pyetët për kryerje të presionit, e jo për alibi sepse nuk kemi datë për negociata ose anëtarësim, Unë do të përgjigjem në cilën mënyrë kryhet presioni tani ndaj nesh. Përndryshe, atyre që kohë më parë nuk u është problem të thonë me fjalor diplomatik se problem është kundërshtimi i Greqisë për shkak të emrit. Do ta përmbajmë edhe këtë disi. Të tillë e kam pas fatin, të kem një mandat të tillë.
A është e mundur që në drejtim të këtij presioni të na e marrin rekomandimin për negociatat?
– Asgjë nuk mund të përjashtoj. Gjithçka që ndajnë mund edhe ta marrin. Vetëm shpirtin nuk mund të na e marrin.
A shfrytëzohet faktori i shqiptarëve në këto presione?
– Po, na dërgojnë fjalë se BDI-në mund në çdo moment ta largojnë nga Qeveria nëse kështu vendosin dhe me këtë Qeveria do të shpërbëhet.
Cila është përgjigjja juaj për këtë?
– Nuk kam përgjigje. Pasi kështu thonë, me siguri edhe munden. Jam i gatshëm për gjithçka.
A ka lidhje lëvizja e BDI-së në plan ndërkombëtare lidhur me emrin dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO me gjithë këtë?
– Nuk e di nëse ka apo jo, por nuk shoh asgjë të keqe që BDI-ja të jetë më aktive derisa kjo është me qëllim të mirë. Kështu edhe më mirë do të njihen me problemin, por edhe me joprecizitetin ndaj Maqedonisë. Sa më shumë të depërtojnë në problem, për mua është më mirë sepse më mirë do ta kuptojnë me të gjitha detajet dhe finesat, ndërsa për dallim nga LSDM-ja, ata deri më tani të paktën diçka po mundohen të bëjnë në drejtim të lëvizjes kah e më e mira
A munden realisht ato të ndryshojnë diçka me aktivitetin e tyre në planin ndërkombëtar?
– Nuk dua ta nënçmoj punën e askujt. Gjithkush që me qëllime të mira mundohet të ndihmojë, duhet të përshëndetet.
Pse Nimic nuk vjen në Maqedoni dhe në Greqi?
– Pyeteni atë. Nga ne ka dyer të hapura, madje edhe thirrje të vazhdohet dialogu sipas ideve të tij të fundit. Nuk jam i sigurt se është ashtu edhe nga pala tjetër.
Çka në situata të tilla? Cilat janë alternativat dhe planet?
– Ka një rregull që thotë se askush nuk mundet të të ndihmojë aq sa mundesh vetë. Gjithçka varet nga vullneti për sukses. E saktë është se hyrja në BE dhe në NATO do të na ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë dhe do të fitohet perceptim më i madh i stabilitetit të planit politik, por edhe pa atë ne mundemi dhe duhet të shkojmë përpara me shumë punë, me ndryshime të përhershme kah më e mira, reforma dhe përmirësime.
E konsideroni këtë problem ose sfidë për më të madhe?
– Ka edhe një ditë që është të paktën në nivel të njejtë me këtë dhe për rëndësinë dhe barrën për zgjidhje. Ndërsa, kjo është sfida demografike. Për të më pak flitet, më pak shkruhet ndërsa është tmerrësisht mizor dhe vështirë i zgjidhshëm. E saktë është se e gjithë Evropa me përjashtim të Irlandës, Polonisë dhe të Izraelit e ka këtë problem, por te ne, në një mjedis multietnik dhe multifetar, ai problem është shumë më i madh. Ai, në të vërtetë, mundet të sjellë shumë probleme të reja më të mëdha në të ardhmen.
PA REFORMA, NATO DHE BE NUK DO TË NA NDIHMOJNË
Në ndërkohë çka deri në pranimin në NATO dhe në BE?
Duhet të shkojmë përpara dhe t’i tejkalojmë sfidat. Atë e bëjmë tani, ashtu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Madje edhe kur të hyjmë në NATO dhe në BE, nëse nuk kemi vullnet të fuqishëm për sukses dhe shumë punë, përgjegjësi dhe përkushtim, vetëm anëtarësimi nuk do të nadihmojë shumë.
NË MAQEDONI LUFTA ËSHTË PËR FËMIJËN E DYTË, NDËRSA JO PËR TË TRETIN
Si të ndryshohet sjellja ndaj problemit demografik?
Shumë më i madh është problemi në kokat e të gjithë ne ose në shumicën prej nesh. Janë ndryshuar kuptimet për familje, martesë, familje me shumë fëmijë, është ndryshuar perceptimi se si duhet të duken ato, është ndryshuar mendimi i vlerave themelore të jetesës. Njerëzit janë më ndryshe prej atyre para 50 ose më shumë viteve në mendimin se më ndryshe mendojnë dhe kanë nevoja më të ndryshme dhe pritje nga jeta. Nuk e akuzoj askënd vetëm potencoj se ai ndryshim, përveç nëse diçka nuk arrijmë të ndryshojmë në ndërkohë, për 25 deri në 30 vjet, nëse jo edhe më herët, do të na krijojë shumë probleme. Edhe ekonomike edhe politike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *