Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Si parti në pushtet dhe e hapur mbetemi të përkushtuar në plotësimin e qëllimeve strategjike,anëtarësimin në BE dhe NATO

Gruevski:Si parti në pushtet dhe e hapur mbetemi të përkushtuar në plotësimin e qëllimeve strategjike,anëtarësimin në BE dhe NATO

15 qershor-Ai potencoi se si parti në pushtet mbeten të hapur dhe të përkushtuar në plotësimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në BE dhe NATO dhe se pengesa e cila qëndron në këtë rrugë dyfish më shumë do të na motivojë me punë të dyfishuar të ecim me hapa të fuqishëm në rrugën drejt këtyre dy qëllimeve.

Me mbi 150.000 anëtarë VMRO-DPMNE është partia më e madhe dhe më e fuqishme në Republikën e Maqedonisë, ndërsa besimin që populli na i dha shtatë herë me radhë në zgjedhje tregon se po dalim nga kornizat e partisë dhe po shndërrohemi në një fuqi serioze të njerëzve të aftë, me besim dhe me motiv dhe vullnet për të kontribuuar për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Politika me dyer të hapura, t’i japim mundësi çdokujt është ajo që si parti na dallon prej të tjerëve.

Këtë e deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në solemnitetin e 23-vjetorit të partisë dhe 120-vjetorit të themelimit të VMRO-së, në të cilin krahas udhëheqësisë partiake morën pjesë edhe anëtarët partiakë, simpatizantë, deputetë, ministra, funksionarë të lartë shtetërorë, përfaqësues të partive të koalicionit qeveritar, të trupit diplomatik, personalitete të shquara të jetës publike.

“Dëshmi për këtë është transparenca dhe vendosshmëria jonë t’u japim mundësi të barabarta të gjithëve, të jemi të hapur, gjë që u pranua në mënyrë pozitive prej qytetarëve. Për dallim nga kundërshtari ynë i cili po dëgjojmë se po vazhdon me të njëjtit njerëz edhe më tej, të cilët me vite ishin në atë udhëheqësi pranë liderit të tyre dhe e kanë dëgjuar pa bërë fjalë”, tha Gruevski.

Ai potencoi se si parti në pushtet mbeten të hapur dhe të përkushtuar në plotësimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në BE dhe NATO dhe se pengesa e cila qëndron në këtë rrugë dyfish më shumë do të na motivojë me punë të dyfishuar të ecim me hapa të fuqishëm në rrugën drejt këtyre dy qëllimeve.

Ai dërgoi falënderime deri te KE-ja për angazhimin për Maqedoninë, por thotë, siç duket sistemi i bazuar në aftësi dhe punën e kryer nuk është shumë i rëndësishëm për disa anëtare të Këshillit për të cilat, thotë më e rëndësishme është politika kundrejt parimeve. Atë, thotë, që duhet ta bëjë Maqedonia është të përgatisë analizë në afa të mesëm dhe të gjatë duke bërë përpjekje maksimale për konsensus për atë se si të ballafaqohet me një situatë të këtillë, ndërsa duke mos e dëmtuar me këtë rast interesave shtetërore dhe aspiratave evropiane dhe euroatlantike dhe t’i sigurojë pozitat kombëtare për emrin dhe identitetin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *