Home / Sport / Guardiola ishte ai që kërkoi Bajernin

Guardiola ishte ai që kërkoi Bajernin

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar se Pep Guardiola ka qenë ai që kërkonte të shkonte te Bajern Mynih që në korrikun e vitit 2011 dhe nuk kanë qenë bavarezët që e kanë kërkuar fillimisht. Gjithçka ka ndodhur me iniciativën e trajnerit spanjoll, i cili i ka kërkuar asokohe Karl Hainz Rumenige dhe Uli Hënes të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të diskutojnë për mënyrën se si funksionon ky klub.

Guardiola gjendej në Mynih për të marrë pjesë në “Audi Cup”, turneun miqësor të organizuar nga një prej sponsorve të Bajern Mynih dhe Barcelonës, ndaj drejtuesit gjermanë as nuk ia kishin idenë pse trajneri spanjoll po i ftonte për kafe.
Që në ditën e dytë, trajneri kishte vizituar zyrat e klubit dhe stadiumin “Allianz Arena”, duke lëshuar më pas një frazë që la të shtangur drejtuesit bavarezë. “Filozofia juaj është shumë interesante, mund ta imagjinoj veten duke stërvitur këtu ndonjë ditë”, ka thënë spanjolli.
Në këtë reportazh të gazetës, Rumenige tregon se në fund të takimit, Guardiola i dha një letër me numrin e tij të telefonit. Më pas, ishte vëllai i Guardiolës, Pere, që tregon si vijuan gjërat. “Unë u habita kur mësova se Pep i kishte dhënë numrin Rumeniges dhe për më tepër priste një telefonatë nga ai.
“Por nuk duhej të dukej sikur po i ofroheshim Bajern Mynih. Vëllai im thjesht dëshironte të ishte i sigurt se e kishin kuptuar që Bajerni i dukej një ekip shumë interesant”, shpjegon ai.
Ngjarjet që vijuan janë pak a shumë të ditura: në tetor 2011, Guardiola i komunikoi Rosell se me shumë mundësi nuk do të rinovonte te Barça, ndërsa me 13 janar 2012, ndërmjetësi i familjes Guardiola, Xhiovani Brankini, i tregoi Rumeniges se Pep ishte gati të vazhdonte bisedën e lënë në mes në korrik. Që nga moment, telefonatat mes tyre nuk u ndalën më…

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *