Home / Sport / Handanoviç-Barça, diferencën e bëjnë 7 milion euro

Handanoviç-Barça, diferencën e bëjnë 7 milion euro

Samir Handanoviç do të vazhdojë të jetë portieri i Interit për sa kohë që Barcelona nuk do të përmbushë kërkesën e zikaltërve për pagesën e 30 milion eurove. Ky është përfundimi i kontaktit të parë mes klubit katalanas dhe atij italian rreth portierit slloven, që cilësohet si një nga më të mirët në qarkullim për momentin.

Interi nuk i ka mbyllur plotësisht rrugë kësaj marrëveshje, por pret që të plotësohet kushti që ka vënë, qoftë edhe nëpërmjet përfshirjes së një futbollisti nga ana e katalanasve.
Barcelona për momentin ka mbetur në vendnumëro, pasi nuk ka të garantuar shitjen e Viktor Valdes, gjithnjë e më shumë i bindur të qëndrojë edhe një vit në ekip për t’u larguar pastaj me parametër zero. Si rrjedhojë, edhe tentativa për të marrë Handanoviç nuk ka qenë aq bindëse. Ndaj po punohet me shpejtësi për të sistemuar diku portierin aktual, për të përfituar rreth 10 milion euro nga shitja e tij, para të cilat do të investohen për blerjen e sllovenit.
Nga ana tjetër, Interi është vënë që tani në kërkim të një zëvendësuesi të denjë ku hipoteza më e mundshme është Marketi i Lacios, ndonëse për ta marrë atë duhen shpenzuar 15-20 milion euro. Zgjedhja më “ekonomike” e mundshme është blerja e brazilianit Rafael nga Santos, një portier që tani bën pjesë edhe në kombëtaren braziliane të futbollit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *