Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Zgjedhjet si manipulon koha, por njerëzit (VIDEO)

Haradinaj: Zgjedhjet si manipulon koha, por njerëzit (VIDEO)

25 Qershor – Sado që zgjedhjet varen nga koha nga kushtet klimatike, nga shumë aspekte tjera logjistike më së shumti varet nga faktori njeri. Në rast se partitë politike janë përgjegjëse, fer, korrekte mund të mbajmë zgjedhje edhe me tre nëntor në rast se jo, mund t’i mbajmë edhe tash, por do të kemi vështirësi”, ka thënë Haradina

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve me 3 nëntor i ka tejkaluar parashikimet e tyre, pasi konsultimet dhe propozimet kanë qenë që ato të mbahen me herët për shkak të kohës. Por, sipas tij, nuk është shumë e rëndësishme koha, pasi nëse partitë politike dëshirojnë të mbajnë zgjedhje fer dhe demokratike, ato mund të mbahen edhe në atë kohë.

Haradinaj këto komente i bëri të martën në një konferencë për media, ku emëroi kandidatin për kryetar të Sharrit.

Sipas tij, nëse kanë vendosur të manipulojnë me zgjedhjet, edhe Mustafa edhe Kurti, edhe secili e dinë se nuk është i vetmi faktor koha, por është njeriu.

“Nuk na vjen mirë, e kam thënë edhe me herët, jemi të befasuar. Çka na ka mbetur më tutje, jemi para një pyetje të thjeshtë a dëshirojmë zgjedhje në dy data apo në një datë. Çka do të thotë në dy data, a do të mbajmë zgjedhje në pjesët tjera dhe në veri në datë tjetër. E vetmja arsye pse edhe ne jemi në këtë situatë në të cilën jemi ne zgjedhim që t’i mbajnë zgjedhjet në një datë. Duke qenë se AAK mbanë përgjegjësi nacionale, interesohemi për gjitha proceset e karakterit nacionale dhe jemi për një datë të zgjedhjeve, edhe në jug edhe në veri. Sado që zgjedhjet varen nga koha nga kushtet klimatike, nga shumë aspekte tjera logjistike më së shumti varet nga faktori njeri. Në rast se partitë politike janë përgjegjëse, fer, korrekte mund të mbajmë zgjedhje edhe me tre nëntor në rast se jo, mund t’i mbajmë edhe tash, por do të kemi vështirësi”, ka thënë Haradinaj, raporton KP. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *