Home / Sport / Heinkes jep lamtumirën: Tani dua të pushoj!

Heinkes jep lamtumirën: Tani dua të pushoj!

Jup Heinkes ka vendosur që pas 34 viteve radhazi në pankinat e skuadrave të ndryshme të futbollit, të ndalet përkohësisht për të bërë pushime, duke refuzuar edhe oferta të rëndësishme. Trajneri që drejtoi Bajern Mynih në sezonin e rekordeve, ka shpjeguar vendimin e tij në një konferencë për shtyp.

“Vij nga një vit fantastik por shterues, tani dua të shkoj në pushime. Më kërkonte një klub prestigjioz, por nuk besoj se kam më forcën për të drejtuar në këto nivele. Jam 68 vjeç dhe ka ardhur koha t’i gëzohem jetës”, tha Heinkes.
“Në verën e vitit të kaluar, i premtova gruas time se do të mbyllja kontratën me Bajern Mynih dhe nuk do te vazhdoja më. Për këtë arsye, edhe pse nuk kanë munguar ofertat, nuk do të firmos me asnjë që nga 1 korriku. Kanë qenë dy vite të lodhshëm. Vetëm një punë është më e komplikuar se ajo e trajnerit të Bajernit, ajo e kancelarit gjerman”, ishte batuta e Heinkes.,
Gjithsesi, ai ka bërë të qartë se beson që ka ndërtuar një superekip, të cilin e lë në duart e Pep Guardiolës, por duke lëshuar një thumbim në distancë ndaj spanjollit.
“Kam lënë një skuadër fantastike, ndoshta më të mirën në botë. Uli Hënes më pyeti disa kohë më parë nëse mund ta bënim Bajernin të luante si Barcelona. Unë tani përgjigjem se Bajern nuk ka nevojë të luajë si Barcelona, pasi ka lojën e vet, konkrete, bashkëkohore dhe të suksesshme”, deklaroi Heinkes.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *