Home / Sport / Heinkes zbulon të ardhmen në ditën e martë

Heinkes zbulon të ardhmen në ditën e martë

Trajneri Jup Heinkes, nga sot zyrtarisht i papunë, do të zbulojë se cila është e ardhmja e tij vetëm ditën e martë. Tekniku gjerman, që udhëhoqi Bajernin drejt sezonit historik ku fitoi çdo trofe të mundshëm, do të zbulojë gjithçka në një konferencë për shtyp, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë shtypit ndërkombëtar, cilido qoftë vendimi që do të marrë ai.

“Ky është një moment emocionues. Do të mbaj një konferencë për shtyp të martën dhe aty do të them diçka për të ardhmen, nëse do të vazhdoj apo jo”, ishte konfirmimi i Heinkes pas fitores në Kupën e Gjermanisë, trofeu i tretë për skuadrën e Bajern Mynih në këtë sezon.
“Skuadra më dha dhuratën më të mirë të mundshme sot. Fitorja e tre trofeve është unike dhe besoj se fryma e grupit ishte faktori vendimtar. Të gjithë qëndruan bashkë dhe mbështetën njëri-tjetrin”, tha Heinkes, i emocionuar pas këtij suksesi që tashmë e kthen në një legjendë të mirëfilltë mes trajnerëve gjermanë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *