Home / Sport / Henrik Larson kthehet në fushë, por golin e shënon i biri

Henrik Larson kthehet në fushë, por golin e shënon i biri

Henrik Larson ka lënë pas pensionin për t’u kthyer përsëri në futbollin aktiv, në moshën 41 vjeçare. Ish-sulmuesi i famshëm i Suedisë, me një të kaluar në skuadra si Barcelona e Mançester Junajtid, tani luan te skuadra e kategorisë së katërt, Hogaborg, e cila fitoi 4-2 ndaj Tenhult në fundjavë dhe ku djali 15-vjeçar i sulmuesit, Xhordan, ishte ai që shënoi një nga golat e kësaj sfide.

“Nuk kombinuam shumë me njëri-tjetrin por sigurisht që jam krenar. Është një luks i rrallë të të jepet mundësia të luash përkrah djalit tënd”, deklaroi futbollisti që ka fituar “Këpucën e Artë” në Evropë në vitin 2001 dhe Ligën e Kampioneve me Barcelonën në vitin 2006.
Djali i tij, Xhordan, që tani ndiqet me vëmendje nga klube të njohura në Evropë, por duket se ai do të shkojë fillimisht te Helsingborg, klub ku edhe babai i tij u bë i famshëm.
“Unë u argëtova shumë, ndoshta herën tjetër do të jap një pasim për të”, tha 15 vjeçari që luan si mesfushor organizator.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *