Home / Sport / Higuain: Kam vendosur të largohem nga Reali!

Higuain: Kam vendosur të largohem nga Reali!

Gonzalo Higuain i ka dhënë dje lamtumirën Real Madrid, pasi pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Osasunës, ku ai mbajti shiriti e kapitenit dhe shënoi edhe një gol, bëri të ditur se kërkon të largohet nga madrilenët.

Higuain është pjesë e asaj që mund të cilësohet si “revolucioni Murinjo” te Reali, pasi me largimin e trajnerit portugez, të njëjtin fat do ta kenë edhe shumë lojtarë, pasi pritet që nga skuadra të largohen edhe Koentrao, Kaka, Kajehon, Kaka e Di Maria, pa harruar këtu Karvajo e Esien që i kanë dhënë lamtumirën ekipit.
“Ndjej se cikli im këtu ka përfunduar, dua një ndryshim. Këto shtate vite kanë qenë shumë intensive, të vështiër por edhe të shkëlqyer. Ky ishte një vendim i menduar gjatë. Nuk ishte e lehtë, por mendoj të shkoj në ndonjë klub të ri, për sfida të reja. Shpresoj që Madridi të bëjë atë që është më e mirë për mua. Ky është një vendim që është marrë tashmë”, tha Higuain, duke bërë të qartë se kërkonte transferimin gjatë merkatos së verës.
Për lojtarin mendohet se interesohet Juventusi, por argjentinasi konfirmoi se përveç ekipit italian, ka oferta edhe nga shumë klube të tjera.
“Juventus, por edhe skuadra të tjera interesohen për mua. Unë dua të shkoj në një vend ku mund të provoj vlerat e mia. Këtu askush nuk më fali asgjë, më është dashur të luftoj deri në vdekje për gjithçka. Më kanë blerë për 12 milion euro por besoj se klubi do të përfitojë më shumë nga shitja ime”, deklaroi Higuain, i cili ka shënuar 122 gola në 266 ndeshje me Realin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *