Home / Lajme / Maqedoni / Hiqen reklamat e McDonald`s nëpër Shkup, Tetovë dhe Ohër

Hiqen reklamat e McDonald`s nëpër Shkup, Tetovë dhe Ohër

12 Qershor – Në restorantet e mëparshme të McDonald`s në Shkup, Ohër dhe Tetovë janë hequr të gjitha reklamat e kësaj kompanie, e cila muajin e kaluar vendosi mbylljen e aktivitetit të saj në Maqedoni. Kompania përfaqësuese “SJ” bëri të ditur për largimin e kësaj kompanie amerikane të ushqimeve të shpejta nga Maqedonia.

Svetozar Janevski drejtor i kësaj kompanie theksoi se kanë humbur licencën, pasi që qendra e “Mc Donald`s” ka vendosur që të ndërpres kontratën 20 vjeçare, e cila kishte afat edhe pesë vite. “Kompania amerikane në mënyrë të njëanshme shkëputi marrëveshjen, arsyet nuk mund të ju them, pasi që janë shumë të parëndësishme”, theksoi Janevski, i cili ka shtuar se procesin do ta zgjidh përmes institucioneve të drejtësisë.

Të punësuarve në këto restorante i është thënë se do të mbeten në punë dhe do të vazhdojnë të pranojnë rrogat, edhe pse restorantet janë mbyllur. Janevski ka paralajmëruar se restorantet pas disa muajve do të nisin me punë, dhe se paralajmërohet mundësia e hyrjes së kompanive tjera të huaja të ushqimeve apo restoranteve. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *