Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët maqedonas rahin barbarisht disa të rinjë shqiptarë

Huliganët maqedonas rahin barbarisht disa të rinjë shqiptarë

Babai i Sherifit shprehet i revoltuar dhe kërkon nga organet e rendit që të identifikojnë sulmuesit duke shfrytëzuar kamerat e vendosura në qendër.

Rrihen barbarisht 4 të rinjë në qendër të Shkupit vetëm se janë shqiptarë. Një grup prej 40 huliganësh maqedonas, të cilët kanë protestuar dje kundër javës së LGBT-së në Shkup, kanë rrahur pa arsye 4 të rinj në Qendër të Shkupit. Të rinjtë kanë përfunduar me lëndime të dukshme trupore në spital. Për Alsat M ka dëshmuar një prej të rrahurve, Sherif Rexhepovski, i cili tha se janë sulmuar pa asnjë arsye deri sa po shëtisnin në Qytetin e Shkupit. Babai i Sherifit shprehet i revoltuar dhe kërkon nga organet e rendit që të identifikojnë sulmuesit duke shfrytëzuar kamerat e vendosura në qendër. ALBTIME

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *