Home / Lajme / Maqedoni / Hulumtohet tregu i punës në Tetovë (VIDEO)

Hulumtohet tregu i punës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 10 Qershor – Në Tetovë ndërmarrjet punësojnë kuadër joadekuat i cili më pas aftësohet gjatë punës së tij.

Poashtu në këto ndërmarrje dominojnë punësimet familjare dhe ato me vetëiniciativë. Kështu tregojnë hulumtimet e bëra në tregun e punës në rajonin e Tetovës të realizuara nga Agjencioni për përkrahje të ndërmarrjeve të vogka dhe të mesme Esa në Tetovë. Gjitshej 61 ndërmarrje janë anketuar në muajt Mars dhe Prill, dhe hulumtimi ka treguar se tregut të punës në Tetovë i mungon kuadri i profilit të zdrukthtarisë, bravarisë, përpunuesit e metalit, murator, teknik i makinerisë për automjete, elektro-inxhinier, mjeshtër për teknologjinë ushqimore, thotë Nebi Jusufi, udhëheqës i hulumtimit të tregut të punës në Tetovës.

Në prezantimin e projektir rinor për përvetësim të shkathtësive për punë ka qenë e pranishme edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi,e cila theksoi se komuna e Tetovës gjithnjë mirëpret iniciativat e USAID-it që kanë të bëjnë me përmirsimin e klimës së punësimit dhe zhvillmeve ekonomike.

Hulumtimi i tregut të punës është bërë për qëllimet e përgatitjes së planit akcional për punësim në komunën e Tetovës, që financohet nga USAID.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *