Home / Lajme / Maqedoni / Incident në burgun e Idrizovës, dy të plagosur

Incident në burgun e Idrizovës, dy të plagosur

Shkup, 01 Qershor – Në burgun e Idrizovës në Shkup sot ka ndodhur një incident midis të burgosurëve.

Siç mësohet nga drejtoria e burgut, incidenti ka ndodhur në njësinë gjysmë të hapur të burgut, kur njëri nga të burgosurit Zemri.R ka sulmuar me thikë dy të burgosurit e tjerë Faton Ajdini dhe Mirsad Demirovski.

Këta dy të fundit kanë marrë plagë të rënda dhe se menjëherë janë dërguar në Qendrën Emergjente të Shkupit.

Ndaj tyre është kryer intervenim kirurgjik. Policia e burgut informoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij incidenti midis të burgosurëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *