Home / Lajme / Maqedoni / Interesim i dobët për pushime falas (VIDEO)

Interesim i dobët për pushime falas (VIDEO)

Tetovë, 06 Qershor – Me vendim të Qeveris së Maqedonisë, edhe këtë vit fëmijët e familjeve që shfrytëzojnë ndihmë sociale do të kenë mundësi që fëmijët e tyre ti dërgojnë në pushime verore pa pagesë.

Sipas udhëheqësit të sektorit për ndihma sociale në Tetovë Iljaz Aliu, në kuadër të këtij projekti do të dërgohen 3.000 mijë fëmijë në pushim 7 ditësh edhe atë në Pelister dhe në Ohër. Afati për aplikim është deri më datë 25 qershor, edhe atë të drejtë kanë fëmijët që kanë lindur në vitin 1998 – 2003, apo fëmijët e klasën së pesë, gjashtë, shtatë dhe tetë. Procedura për aplikim është e thjeshtë vetëm duhet që të paraqitet prindi dhe të len një kontakt numër dhe më pas vet qendra e bën përgaditjen. Deri më tani ka aplikuar vetëm një fëmijë dhe për këtë arsyje nga kjo qendër bëjn apel deri tek prindërtit që të paraqiten çdo dit pune në qendrën për punë dhe politik sociale në Tetovë deri më datë 25 qershor.

Vitin e kaluarë në kuadër të këtij projketi, në pushime kanë shkuar 14 fëmije në pushime verore dhe 6 fëmijë në pushime dimërore.

Tek shqiptarët si duket tradita familjare nuk lejonë që fëmijët e tyre të dërgohen në pushime falas vet, pasi që më shumë pëlqehet që në pushime qofshin ato verore apo dimërore të shkohen në mënyrë të organizuar me familje se sa të lejonë fëmijën të shkojë vet në pushime.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *