Home / Sport / Isko te Real Madrid, arrihet akordi

Isko te Real Madrid, arrihet akordi

Real Madrid dhe Malaga kanë gjetur akordin për transferimin e mesfushorit të talentuar Isko në radhët e madrilenëve, duke e bërë atë blerjen e parë të madhe të Karlo Ançelotit. Lojtari, që ndiqej me ngulm edhe nga PSZH dhe Mançester Siti, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar bisedimet mes drejtuesve të lartë të dy skuadrave dhe çmimi fillestar prej 35 milion eurosh në fund ka rënë në 24 milion euro. Ndërkohë, 3 milion euro të tjera do të kalohen në formën e bonuseve në varësi të arritjeve të Real Madrid në sezonet e ardhshme, trofeve të fituar apo edhe fazën ku arrin në Ligën e Kampioneve.
Fillimisht u përfol se në marrëveshje do të përfshihej huazimi apo transferimi përfundimtar i lojtarëve si Xhese, Morata apo Kajehon, por në fund gjithçka u vendos që të kryhej nëpërmjet një transaksioni financiar. Isko aktualisht gjendet me pushime, por pritet që në javën e ardhshme të shkojë në Madrid për t’u prezantuar si futbollisti i ri i kësaj skuadre.
Njëkohësisht, është bërë e ditur se Reali po kërkon në të gjitha mënyrat të bindë Borusia Dortmund t’i shesë Ilkai Gundogan që në këtë sezon. Gjatë kësaj jave, drejtuesit e Realit janë takuar me menaxherin e futbollistit, ndërsa pritet që të intensifikojnë diskutimet me Borusian.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *