Home / Lajme / Rajon / Itali, konfiskohen 1.5 ton marijuhanë, vinte nga Shqipëria (VIDEO)

Itali, konfiskohen 1.5 ton marijuhanë, vinte nga Shqipëria (VIDEO)

05 Qershor – Rojet financiare zbuluan në portin e Barit një ngarkesë të madhe droge të sjellë nga Shqipëria.

Gati një ton e gjysmë marijuhanë, me një vlerë rreth 14 milionë eurosh, u gjet e fshehur në një automjet, që transportonte këmisha grash. Sipas dokumenteve shoqëruese, veshjet do të dorëzoheshin në qytetin e Padovës.

Drejtuesi i automjetit, një 45-vjeçar shqiptar, është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pikërisht sjellja e tij nervoze shkaktoi dyshim te rojet financiare, që kontrolluan automjetin, sapo ai kishte zbritur nga një traget, që vinte nga Shqipëria.

Ndërsa në veri të vendit është shkatërruar një organizatë italo-shqiptare, e specializuar në trafikun e kokainës, kryesisht me Hollandën. Në një operacion të zgjeruar, që angazhoi rreth 300 karabinierë, u kontrolluan dhjetëra banesa dhe u nxorrën fletë-arreste për 31 persona, 14 prej të cilëve shqiptarë.

Disa prej tyre ndodheshin në burg për shkelje të tjera. Mendohet se të akuzuarit janë pjesë e dy degëve të armatosura dhe të rrezikshme të një organizate kriminale.

Gjatë periudhës së hetimeve, që kane nisur vitin e kaluar, është dokumentuar se organizata, e kryesuar nga shtetas shqiptarë, ka trafikuar mbi 31 kg drogë, me një vlerë rreth 10 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *