Home / Sport / Italia ndalet në barazim, Portugalia mund Rusinë

Italia ndalet në barazim, Portugalia mund Rusinë

Italia nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në Pragë përballë Republikës Çeke në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014. Italianët kanë zhgënjyer në këtë sfidë, ku heroi i mbrëmjes ishte portieri Bufon.

Duhet theksuar se një problem më shumë për trajnerin Prandeli ishte kartoni i kuq i Mario Balotelit në pjesën e dytë të takimit. Gjithsesi, Italia mbetet e qetë në kreun e grupit të saj, ku një rezultat mjaft i veçantë ishte edhe fitorja e Maltës në fushën e Armenisë. Në ndeshjet e tjera të këtyre eliminatoreve bie në sy fitorja 1-0 e Portugalisë ndaj Rusisë me gol të Helder Postiga që në minutat e para të sfidës, ndërsa Kristiano Ronaldo & Co. kanë arritur të kalojnë në renditje skuadrën e Fabio Kapelos.
Edhe Belgjika ka bërë një hap të rëndësishëm para drejt Botërorit 2014 me fitoren 2-1 ndaj Serbisë, për të përforcuar vendin e parë në grupin e saj eliminator. Tronditëse ka qenë humbja 4-0 në shtëpi e Malit të Zi përballë Ukrainës, që dëmton shanset e ballkanasve për kualifikim dhe rikthen në garë ukrainasit.

Botërori 2014
Kualifikueset Europiane
Grupi A
Belgjikë-Serbi 2-1
Kroaci-Skoci 0-1
Renditja: Belgjikë 19 pikë, Kroaci 16, Serbi 7, Uells 6, Skoci 5, Maqedoni 4.

Grupi B
Armeni-Maltë 0-1
Republikë Çeke-Itali 0-0
Renditja: Itali 14 pikë, Bullgari 10, Republikë Çeke 9, Danimarkë 6, Armeni 3, Maltë 3.

Grupi C
Austri-Suedi 2-1
Irlandë-Ishujt Faroe 3-0
Renditja: Gjermani 16 pikë, Austri 11, Irlandë 11, Suedi 8, Kazakistan 1, Ishujt Faroe 0.

Grupi E
Shqipëri-Norvegji 1-1
Islandë-Slloveni 2-4
Renditja: Zvicër 11 pikë, Shqipëri 10, Islandë 9, Norvegji 8, Slloveni 6, Qipro 4.

Grupi F
Azerbajxhan-Luksemburg 1-1
Portugali-Rusi 1-0
Renditja: Portugali 14 pikë, Rusi 12, Izrael 11, Azerbajxhan 4, Irlandë e Veriut 3, Luksemburg 3.

Grupi G
Letoni-Bosnje 0-5
Lihtenshtejn-Sllovaki 1-1
Lituani-Greqi 0-1
Renditja: Bosnje 16 pikë, Greqi 13, Sllovaki 9, Lituani 5, Letoni 4, Lihtenshtejn 2.

Grupi H
Mali i Zi-Ukrainë 0-4
Moldavi-Poloni 1-1
Renditja: Mali i Zi 14 pikë, Angli 12, Ukrainë 11, Poloni 9, Moldavi 5, San Marino 0.

Grupi I
Finlandë-Bjellorusi 1-0
Renditja: Spanjë 11 pikë, Francë 10, Finlandë 5, Gjeorgji 4, Bjellorusi 3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *