Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa vendet e EJL-së

Ivanov: Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa vendet e EJL-së

Bratisllavë, 13 qershor -“Deri atëherë duhet ta dimë se cilat pjesë të anijes të ndërrohen, si të riparohen, ndërsa cilat të përforcohen. Ajo që tani është e rëndësishme është të mos e humbasim kompasin. Ky është edhe qëllimi i strategjisë për rritjen e rikuperimit të pas krizës, theksoi shefi i shtetit të Maqedonisë dhe theksoi se edhe pse të involvuarit në gjetjen e zgjidhjes, duhet menduar për përmirësimin e sistemit të BE-së me qëllim që të jetë më rezistues në krizat ekonomike.

Bashkimi Evropian duhet të punojë dhe të zgjerohet që të mund të flasë në emër të Evropës. BE-ja pa rajonin tonë, pa secilën prej vendeve tona, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë është projekt i papërfunduar. Për dy javë do të hapet edhe një mundësi që të zvogëlohen dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Evropës si dhe edhe një mundësi që BE-ja të afrohet nga Evropa.

Këtë e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në fjalimin në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Qendrore që mbahet në Bratisllavë, duke shtuar se pret dhe shpreson se çdo vend i rajonit do të bëjë një hap përpara pas Këshillit Evropian.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë të marrin datë për negociata, Mali i Zi me sukses të ketë progres në negociatat deri në përfundimin e tyre. Republika e Turqisë të vazhdojë me negociatat. Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare. Bosnjë dhe Hercegovina, Republika e Moldavisë dhe Kosova të shënojnë progres në agjendën evropiane. Me afrimin nga familja evropiane po i lëvizim shoqëritë nga qarkullimi i lirshëm i njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve”, theksoi Ivanov.

Sipas tij, kjo i nxit vendet të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e klubit, të fokusohen në reformat, të mësohen me disiplinë më të madhe ekonomike dhe fiskale dhe ndihmon në mënyrë evropiane të mbyllen të gjitha çështjet e hapura.

“Rajoni i Evropës Juglindore ngadalë, por sigurt po rikuperohet nga periudhat e izolimit, ndarjeve dhe konflikteve të cilat e shënuan dekadën e fundit të shekullit 20. Rajoni përsëri po bashkohet dhe po integrohet drejt shtëpisë tonë të përbashkët – Evropën. Janë duke u ndërtuar, korridore transportuese, infrastrukturore dhe energjetike. Janë duke u zhvilluar kapacitete industriale. Po thellohet qarkullimi midis njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Po ndërtohen ura të mirëkuptimit”, theksoi presidenti Ivanov.

Ai vlerëson se është inkurajuese ajo që Evropa Juglindore është mbledhur këtu në Evropën Qendrore, por për fat të keq, siç tha, vendet e EJL-së nuk kanë problem që të takohen vetëm jashtë terrenit të tyre, nga rajoni i tyre dhe shpreson se edhe kjo sfidë do të tejkalohet.

Duke u përqendruar në krizën ekonomike evropiane, shfaqi bindje se të gjithë të cilët janë pjesë e anijes së quajtur Evropë do të hyjnë në ujëra më të qeta.

“Deri atëherë duhet ta dimë se cilat pjesë të anijes të ndërrohen, si të riparohen, ndërsa cilat të përforcohen. Ajo që tani është e rëndësishme është të mos e humbasim kompasin. Ky është edhe qëllimi i strategjisë për rritjen e rikuperimit të pas krizës, theksoi shefi i shtetit të Maqedonisë dhe theksoi se edhe pse të involvuarit në gjetjen e zgjidhjes, duhet menduar për përmirësimin e sistemit të BE-së me qëllim që të jetë më rezistues në krizat ekonomike.

Është jokontestuese se përgjegjësia e çdo anëtari është e rëndësishme, por thotë Ivanovi në një familje nëse digjet shtëpia, nuk është me rëndësi cili anëtar i familjes ia ka vënë zjarrin.

“Besoj se një pjesë e përgjigjes është në integrimin e mëtutjeshëm evropian. Do ta marrë për shembull mbledhjen tonë të sotme, e cila ka dy ekipe. Në grupin e parë me vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa në të dytin, ato që nuk janë, por dëshirojnë që kjo të jenë. Republika e Maqedonisë është në grupin e dytë. Të gjithë e dimë ku qëndron fitorja. Edhe krahas sfidave me të cilat përballet në pikëpamje të ekonomisë së saj, menaxhimi dhe përgjegjësia, Evropa është favorite”, potencoi presidenti i Republikës së Maqedonisë.

Duke theksuar gjendjen e Evropës nga kriza globale ekonomike dhe financiare dhe pasojat nga ajo, tha se ekonomia e Maqedonisë në kushte të këtilla është stabile dhe e qëndrueshme, me deficit buxhetor prej 3,5% nga bruto prodhimi vendor, sistem stabil ekonomik dhe me shkallë të debisë prej 34,1 për qind që e bën Maqedoninë, mes vendeve me debi më të ulët në Evropë. Maqedonia, siç shtoi, sipas indeksit për lirinë ekonomike në botë për vitin 2012, sipas indeksit për lirinë ekonomike në botë për vitin 2012, ndodhet në vendin e 43-të, para madje shtatë vendeve nga rajoni jonë, sipas renditjes së Bankës Botërore për vitin 2013, Republika e Maqedonisë ndodhet në vendin e 5-të sipas volitshmërive për fillim të biznesit, ndërsa sipas lehtësimit të tatimeve në vendin e katërt.

Presidenti Ivanov merr pjesë për të tretën herë me radhë të shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Qendrore. I pari është mbajtur në Çeki në vitin 1994, ndërsa Maqedonia ka qenë nikoqire në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *