Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Qëndrimi im është – Republika e Maqedonisë (VIDEO)

Ivanov: Qëndrimi im është – Republika e Maqedonisë (VIDEO)

22 Qershor – Lidhur me Samitin e anuluar të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që në fillim të qershorit duhej të mbahej në Ohër, presidenti Ivanov sqaroi se Maqedonia ka tentuar që Kosova të marrë pjesë në të si mysafir dhe në rend dite të vendoset çështje e anëtarësimit të saj në procesin. Por, për shkak të ndarjes së vendeve pjesëmarrëse rreth pjesëmarrjes së Kosovës, u vendos që samniti të anulohet.

Qëndrimi im për emrin është Republika e Maqedonisë erga omnes (për përdorim të përgjithshëm), porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe theksoi se vendi është konstruktiv dhe bën gjithçka për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e imponuar.

“Unë i thash dhe të gjithë i dinë qëndrimet e mia, ashtu që edhe do të qëndroj në të edhe më tej, ndërsa ajo është Republika e Maqedonisë erga omnes. Kam dhënë betim para asaj Kushtetute. Ne bisedojmë për diçka që dikush na e ka lënë në trashëgimi dhe kërkojmë zgjidhje. Nuk duam që ne të jemi fajtorë, kur një ditë dikush do të tërheqë një vijë dhe do të thotë ju jeni faktorë për atë. Ne çdopherë jemi konstruktiv dhe Nimici e di këtë. Kemi gjetur mënyra që t’i realizojmë interesat strategjike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Derisa ato janë interesa strategjike, do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje. Megjithatë, shihni se çfarë po ballafaqohemi. Na duhet mbështetje nga qytetarët. Duhet që qytetarët ta thonë qëndrimin e tyre. Nëse keni opinion të zëshëm i cili qartë i tregon qëndrimet e veta, do të kemi edhe forcë në velat tona që anija edhe më shumë të shkojë”, deklaroi presidenti Ivanov në emisionin e Milenko Nedelkovskit në televizionin Kanal 5.

Ai sqaroi se në kryerjen e funksionit të tij gjithmonë është udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj të gjithëve, që ka rezultuar me takime të shumta me liderët e vendeve fqinje, por se ende nuk ka përgjigje pozitive të disa nismave të tij për takim me presidentin grek Karolos Paupljas.

Shefi i shtetit përkujtoi në ftesat e shumta, zyrtare dhe jozyrtare të cilat ai i dërgoi deri te kolegu i tij grek, në të cilat nuk ka përgjijge pohuese.

Në kontekst të marrëdhënieve me fqinjët, presidenti Ivanov theksoi se Maqedonia është pala që inicon forma të ndryshme të bashkëpunimit, të cilat shpesh injorohen nga pala tjetër.

Lidhur me Samitin e anuluar të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që në fillim të qershorit duhej të mbahej në Ohër, presidenti Ivanov sqaroi se Maqedonia ka tentuar që Kosova të marrë pjesë në të si mysafir dhe në rend dite të vendoset çështje e anëtarësimit të saj në procesin. Por, për shkak të ndarjes së vendeve pjesëmarrëse rreth pjesëmarrjes së Kosovës, u vendos që samniti të anulohet.

Sipas tij Maqedonia si organizatore, u përgatit, ndërsa diplomacia e Maqedonisë, thotë në mënyrë të shkëlqyer e mbaroi punën, ashtu që, nuk mbajnë kritikat se diplomacia jonë ka dështuar.

Presidenti i Maqedonisë porositi se obligim i të gjithëve është të punojmë për shtet stabil dhe të suksesshëm. Veçanërisht e theksoi rolin e rinjve dhe respektimin e tyre të shtetit të tyre si parakusht për suksesin e tij.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *