Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski: Jemi të hapur për biseda për ligjin për media

Ivanovski: Jemi të hapur për biseda për ligjin për media

9 qershor-
Në këtë moment presim se do të vazhdojë diskutimi, do të zhvillojmë edhe një raund bisedash, do të lejojmë disa ditë të shqyrtohet teksti i ri dhe nëse nuk ka vërejtje kruciale për çka do të nevojitet kohë më e gjatë, do ta dërgojmë tekstin deri te Qeveria e RM-së dhe pastaj deri në Kuvend”, deklaroi ministri.

Mbetemi të hapur të debatojmë për Projekt-ligjin për media dhe shërbime audiovizuele mediale me secilin që dëshiron të bisedojë me neve, deklaroi në intervistë për MIA-n, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Ivo Ivanovski, duke potencuar se qëllimi është të miratohet zgjidhje sa më cilësore, sa më shpejtë.

Për versionin e parë të ligjit arritën 380 komente pa rekomandimet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

“Statistika tregon se 80 për qind janë pranuar tërësisht, ndërsa 60 për qind pjesërisht. Për ne është me rëndësi ajo që morëm edhe komente nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, një pjesë e tyre janë pranuar, një pjesë prej tyre nuk janë pranuar. Të njëjtën do ta bëjmë edhe kësaj radhe. Të gjitha vërejtjet do të merren parasysh, do të shqyrtohen”, theksoi Ivanovski.

Ai paralajmëron edhe një raund bisedash me palët e prekura.

Në këtë moment presim se do të vazhdojë diskutimi, do të zhvillojmë edhe një raund bisedash, do të lejojmë disa ditë të shqyrtohet teksti i ri dhe nëse nuk ka vërejtje kruciale për çka do të nevojitet kohë më e gjatë, do ta dërgojmë tekstin deri te Qeveria e RM-së dhe pastaj deri në Kuvend”, deklaroi ministri.

Ai thekson se Këshilli i Evropës deri te ata ka parashtruar analizë për çdo rekomandim të tyre, pa dallim nëse ai është pozitiv ose negativ, si dhe dokumente shtesë në të cilat i referohet shembujve në vende tjera.

Ai ka shprehur kënaqësi nga debati publik i cili u transmetua në kanalin MTV3, e ku morën pjesë të gjitha palët e prekura në procesin e miratimit të ligjit për media.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *