Home / Lajme / Maqedoni / Kërkesa për zgjedhje të reja për këshilltarë komunal në Tetovë

Kërkesa për zgjedhje të reja për këshilltarë komunal në Tetovë

14 qershor-“Vetëm në këtë mënyrë do të tejkalohej kriza e shkaktuar dhe të zgjidhej më pas kryetari i këshillit komunal dhe të formohen koalicionet, pasi që komuna duhet të fillojë të zgjidh problemet dhe nevojat e qytetarëve”, ka theksuar VMRO-Popullore.

Kriza e moszgjidhjes së koalicionit lokal në komunën e Tetovës ka shtuar zërat për opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja lokale, për zgjedhjen e këshilltarëve lokal. Një kërkesë e tillë u bë nga partia VMRO-Partia Popullore, e cila kërkoi sot që të mbahen zgjedhje të reja për këshilltarë komunal në Tetovë, pasi që pas tre muajve të përfundimit të zgjedhjeve, partitë nuk kanë arritur që të formojnë koalicionin komunal dhe të ndajnë postet lokale të qeverisjes.

“Vetëm në këtë mënyrë do të tejkalohej kriza e shkaktuar dhe të zgjidhej më pas kryetari i këshillit komunal dhe të formohen koalicionet, pasi që komuna duhet të fillojë të zgjidh problemet dhe nevojat e qytetarëve”, ka theksuar VMRO-Popullore.

Në komunën e Tetovës BDI me numrin më të madh të këshilltarëve po vazhdon bisedimet me partitë e tjera për formimin e koalicionit të qeverisjes komunale. Por, bisedimet kanë ngecur pasi që dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM insistojnë që ato të kenë postin e kryetarit të këshillit komunal dhe më shumë poste udhëheqëse nëpër drejtoritë komunale.

Këshilli i komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë prej të cilëve 12 janë të BDI, 10 të PDSH-së, 5 të VMRO-DPMNE, 2 të LSDM dhe nga një këshilltarë nga RDK dhe Partia e Turqve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *