Home / Lajme / Rajon / Koalicioni i majtë 84 mandate, koalicioni i djathtë 56

Koalicioni i majtë 84 mandate, koalicioni i djathtë 56

24 qershor-Kur janë numëruar rreth një e pesta e votave në mbarë vendin, tani nuk ka dyshim se këto zgjedhje janë fituar nga koalicioni i majtë, që sipas projeksionit të votave do të marrë plot 84 mandate, duke e lënë koalicioni e djathtë në nivelin e 56 mandateve.

Nga numërimi i deritanishëm i një të pestave të votave në mbarë qarqet e Shqipërisë, sipas mandateve, koalicioni i majtë ka të fituar 84 mandate, koalicioni i djathtë 56 mandate.

Kur janë numëruar rreth një e pesta e votave në mbarë vendin, tani nuk ka dyshim se këto zgjedhje janë fituar nga koalicioni i majtë, që sipas projeksionit të votave do të marrë plot 84 mandate, duke e lënë koalicioni e djathtë në nivelin e 56 mandateve.

Koalicioni i majtë udhëheq në çdo qark të vendit, përveç qarkut të Kukësit.

Në total janë numëruar deri më tani 1091 qendra votimi nga 5508 në total.

Në Tiranë, e majta shkon në 19 mandate deri më tani, e djathta shkon në 13 mandate.

Në Durrës koalicioni i majtë merr 7 mandate, koalicioni i djathtë 6 mandate.

Në Lezhë koalicioni i majtë merr 4 mandate, e djathta merr 3 mandate.

Në Gjirokastër koalicioni i majtë arrin të marrë 4 mandate, i djathti merr 1 mandat.

Në Vlorë rezultati është sërish 8 me 4 për koalicionin e majtë.

Në qarkun e Shkodrës, e djathta merr 5 mandate, e majta shkon në 6 mandate.

Në Dibër rezultati është i barabartë 3 me 3.

Në Elbasan e majta udhëheq me 8 mandate, përkundrejt 6 mandateve të së djathtës.

Në Fier rezultati është sërish 11 me 5 mandate për të majtën.

Në Berat rezultati është 6 me 2 mandate në favor të koalicionit të majtë.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sipas projeksioneve aktuale shkon deri në 17 mandate, nga 4 mandate që kishte në vitin 2009.

Në kampin e të djathtës janë edhe tetë mandate, që deri më tani ndahen respektivisht 4 mandate për Partinë Republikane dhe 4 mandate për çamët e PDIU.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *