Home / Lajme / Maqedoni / Konstituohet Komisioni për ngjarjet e 24 dhjetorit

Konstituohet Komisioni për ngjarjet e 24 dhjetorit

14 qershor-Davitkovski tha se bëhet fjalë për komision juridik, i cili në afat prej 60 ditëve duhet të konfirmojë fakte pa bartur konkludime politike. Paralajmëroi se komisioni eventualisht mund të sjellë rekomandime të caktuara për ndryshime të, ashtu siç tha, Rregullores për punë të kuvendit ose ligje të caktuara.

U konstituua Komisioni, i cili duhet t’i ndriçojë ngjarjet në dhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së sot u takuan te presidenti Gjorgje Ivanov, pas çka deklaratë për mediat dha kryetari i komisionit. prof. Borçe Davitkovski.

“Ka vullnet më të madh për ndriçimin e ngjarjeve te të dy palët”, tha prof. Davitkovski.

Ai paralajmëroi se Komisioni prej nesër rregullisht do të mbajë takime dhe se do të propozojë që anëtarët të pranojnë rregullore për punë, në të cilën do të parashikohet edhe mënyra e sjelljes së vendimeve.
Davitkovski tha se bëhet fjalë për komision juridik, i cili në afat prej 60 ditëve duhet të konfirmojë fakte pa bartur konkludime politike. Paralajmëroi se komisioni eventualisht mund të sjellë rekomandime të caktuara për ndryshime të, ashtu siç tha, Rregullores për punë të kuvendit ose ligje të caktuara.

Anëtarët e komisionit që duhet t’i sqarojnë ngjarjet e 24 dhjetorit janë Bllagorodna Duliq dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe profesorët Renata Deskovska dhe Ljubomir Fërçkovski nga LSDM-ja

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *