Home / Lajme / Maqedoni / Kontesti i emrit sipas modelit të negociatave Kosovë – Serbi

Kontesti i emrit sipas modelit të negociatave Kosovë – Serbi

17 qershor-“Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione edhe për ngjarjet rajonale, ngjarjet dhe perspektivat dhe kanë vlerësuar se të gjitha subjektet në rajon duhet të veprojnë në interes së përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe sigurimit të stabilizimit, progresit dhe zhvillimit të Evropës Juglindore, thuhet në kumtesë.

Bashkëpunimi dypalësh, si dhe integrimi euroatlantik dhe evropian i Republikës së Maqedonisë, ka qenë tema, në të cilën sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë ka biseduar kryeministri Nikolla Gruevski me Filip Rikerin, zëvendës-ndihmësi i shefit amerikan të Shtetit i angazhuar për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Siç theksohet në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, Gruevski dhe Riker kanë shprehur kënaqësi nga progresi i vazhdueshëm i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi intensiv mes dy shteteve në çdo nivel të interesit të përbashkët.

Në lidhje me integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, janë theksuar hapat, të cilat ndërmerren në më shumë sfera për progresin e proceseve dhe të standardeve, me kthesë në avancimin e dialogut politik në vend.

Është theksuar përkushtimi dhe qasja përgjegjëse për kaprëcimin e sfidave në planin e jashtëm politik, qëndron në kumtesën, ndërsa është bërë fjalë edhe për çështje rajonale.

“Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione edhe për ngjarjet rajonale, ngjarjet dhe perspektivat dhe kanë vlerësuar se të gjitha subjektet në rajon duhet të veprojnë në interes së përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe sigurimit të stabilizimit, progresit dhe zhvillimit të Evropës Juglindore, thuhet në kumtesë.

Riker sot u takua edhe me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov. Pasdite ai duhet të takohet me liderin e LSDM-së opozitare, Zoran Zaev. Dje, ai bisedoi me Teuta Arifin, kryetaren e komunës së Tetovës dhe anëtare e udhëheqësisë së BDI-së.

Vizita e zëvendës-ndihmësi i shefit amerikan të Shtetit i angazhuar për çështje evropiane dhe euroaziatike, Riker në Maqedoni është me rastin e konferencës së Kartës së Adriatikut, e cila duhet të mbahet nesër në Shkup

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *