Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike dhe agjencitë turistike gjatë verës (VIDEO)

Kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike dhe agjencitë turistike gjatë verës (VIDEO)

29 Qershor – Ai shtoi se vitin e kaluar është vepruar për 67 kallëzime, gjegjësisht parashtresa nga qytetarët, ndërsa detyrimisht janë mbyllur 11 agjenci turistike. Problemi kryesor, thotë janë kallëzimet nga qytetarët për mosrealizim të marrëveshjeve.

Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën e ardhshme do të kryejë kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike për respektim të orarit të punës dhe në agjencitë turistike për respektim të marrëveshjeve dhe dispozitave ligjore. Krahas kontrolleve të rregullta, do të ketë edhe të jashtëzakonshme, ndërsa aktive janë edhe ekipe kujdestare.

Qëllimi, siç theksoi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut Viktor Dermenxhiev pas takimit të sotëm, është që qytetarët t’i fitojnë të drejtat e tyre dhe të mos ankohen.

Dermenxhiev informoi se mbrëmë veçmë është kryer kontroll në Shkup, në objekte hotelierike të locuara në Leninova, në Debar Maalo, Çarshinë e Vjetër dhe Jurumleri me ç’rast janë përfshirë 25 objekte, prej të cilave tek katër është konstatuar shkelje e orarit të punës, të cilët do të sanksionohen. Sipas ligjit, sanksioni është shqiptim i mbylljes së përkohshme të objektit në kohëzgjatje prej 10 ditësh në qoftë se shkelja është deri në gjysmë ore pas orarit të punës të lejuar, 20 ditë nëse objekti ka punuar midis gjysmë dhe një ore më shumë nga e lejuara dhe 30 ditë në qoftë se objekti ka punuar më shumë se një orë pas orarit të punës të lejuar. Në periudhën e verës, sipas ligjit, deri më 31 gusht objektet hotelierike mund të punojnë deri në orën një pas mesnate.

Në kuartalin e parë të këtij viti Inspektorati ka shqiptuar mbyllje të përkohshme të 38 objekteve hotelierike, por një pjesë kanë qenë edhe sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Për punë më efikase të inspektoratit, drejtori dhe ministri theksuan se duhet të punësohen persona të rinj, për shkak se 30 për qind e inspektorëve tashmë janë më të moshuar.

“Në inspektorat realisht nevojiten punësime të reja për shkak se kuadri veçmë është më i moshuar dhe nuk mund ta kryejë punën e tyre posaçërisht jo në orët e herëta të mëngjesit. Inspektorati shtetëror i tregut duhet ngrisë iniciativë për angazhim të kuadrit të ri i cili do të jetë më aktiv në terren”, deklaroi ministri Saraçini.

Krahas objekteve hotelierike, ministri Saraçini dhe drejtori Dermenxhiev apeluan edhe deri te agjencitë turistike që t’i respektojnë marrëveshjet që i nënshkruajnë me klientët e tyre për ndonjë aranzhman të caktuar. “Gjatë periudhës së verës veçanërisht aktuale janë aranzhmanet turistike që i ofrojnë agjencitë turistike, por jo të gjithë me të njejtin profesionalizëm i kryejnë aktivitetet, madje ndodh që edhe grupe të tëra turistësh të shfaqin pakënaqësi nga agjencitë, në njëfarë mënyrë të jenë të mashtruar ose dëmtuar, që aranzhmani i tyre të mos jetë në pajtueshmëri me marrëveshjen që e kanë nënshkruar me agjencinë”, deklaroi Saraçini.

Ai shtoi se vitin e kaluar është vepruar për 67 kallëzime, gjegjësisht parashtresa nga qytetarët, ndërsa detyrimisht janë mbyllur 11 agjenci turistike. Problemi kryesor, thotë janë kallëzimet nga qytetarët për mosrealizim të marrëveshjeve.

Duke u nisur nga përvojat e deritanishme ISHI që para fillimit të sezonit bëri kontrolle në agjenci turistike. Qëllimi është që të mbrohet qytetari, të mos lejojet konkurrencë jolojale dhe të mundësohet funksionim i rregullt i tregut turistik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *