Home / Lajme / Maqedoni / Kontrollet e automjeteve, reagon sektori civil (VIDEO)

Kontrollet e automjeteve, reagon sektori civil (VIDEO)

Tetovë, 10 Qershor – Patrullimet e rregullta të Policisë rrugore ndaj automjeteve në dalje të Tetovës për në Gostivar, në afërsi të pikës pagesore, kanë shkaktuar revoltë tek sektori joqeveritar.

Sipas tyre, gjatë gjithë kohës nga ana e policisë ndalohen veturat të cilët qarkullojnë në drejtim të Gostivarit dhe anasjelltas. Nexhat Bexheti, kryetar i Shoqatës Joqeveritare “Zgjate Dorën”, thotë se këto kontrolle bëhen vetëm në autostradën Tetovë-Gostivar kurse në qytetet tjera nuk vërehen kaq shumë kontrolle të automjeteve. “Patrulla e cila funksionon në formë të punktit kontrollon pareshtur dhe në mëyrë sistematike të gjithë udhëtarët e rastit më makinat private apo zyrtare dhe në këtë mënyrë qytetarët ndihen në presion dhe të nënçmuar. Poashtu qytetarët e Tetovës ndihen të nënçmuar në krahasim me komunitetet tjera të republikës së Maqedonisë ku nuk ka veprime të tilla të policisë rrugore. Ky veprim nuk ndikon mirë në zhvillimin e bashkëjetesës në mes qytetarëve të Maqedonisë. Dyshimet tona janë se kjo bëhet për të dënuar vozitësit në rajonin e Tetovës dhe për të mbushur arkat e shtetit dhe nuk bëhet për sigurinë e komunikacionit”, thotë Bexheti. Poashtu nga kjo shoqatë nënvizojnë se prezenca e policisë ndikon negativisht edhe në aspektin ekonomik ngase investitorët krijojnë opinion se ky vend nuk është i sigurt për investime. “Në autostradën Tetovë-Gostivar, lëvizin shumë turist dhe investitorë në destinacione të ndryshme drejt Ohërit, Strugës dhe bregdetit shëqiptar, dhe perceptimi i tyre është se në Tetovë nuk ka siguri për shkak të pranisë së rregullt të policisë. Kjo është arsyeja kryesore se pse në këtë rajon mungojnë investimet e huaja. Kërkesa jonë por edhe e qytetarëve është se kontrollohen nga dy tre herë qytetarët e komunës së Bogovinës dhe të tjerë të cilët kryejnë obligimet ditore në Tetovë. Ne nuk jemi kundër patrullimeve por të njejtat të mos jenë kaq të shpeshta dhe të dislokohet punki që i përhershëm në atë vend”, thotë Nexhat Bexheti. Nga ana e Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor shkurt janë përgjigjur se bëhet fjalë për kontrolle të rregullta dhe të zakonshme në këtë autostradë. Ndërkohë nga ana e njësisë së kontrollit rrugor të autostradave në nivel republikan, theksojnë se kontrollet janë për preventivë dhe për sigurinë e vet qytetarëve dhe se ankesat e këtilla nuk kanë përmbajte. “Ne si njësit republikan përgatisim plane vjetore për kontrolle dhe në ato vende ku ka nevojë ka pika kontrolle. Prezenca e policisë është për sigurinë e qytetarëve dhe ankesa e tyre nuk përmban ngase nuk ka deri më tash reagime për presione apo tejkalim të përgjegjësive nga na e policisë. Madje në këto pika gjatë kësaj periudhe do të shtohet prezenca e policisë, kur dihet se gjatë verës në mënyrë enorme rritet numri i veturave në rajonin e Pollogut. E tërë kjo bëhet për preventivë sepse vet roli i policisë është që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion.Është e palogjikshme që autostradat të mos kontrollohen edhe kjo veln për këtë rajon”, deklaroi Muhamet Alili, zëvendës komandant në njësisë e kontrollit rrugor të autostradave në nivel republikan.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *