Home / Lajme / Rajon / Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatimin e marrëveshjes (VIDEO)

Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatimin e marrëveshjes (VIDEO)

21 Qershor – Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të pjesshme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, pas takimit që nisi të mbrëmë, ndërsa mbaroi në orët e para të ditës së sotme, njoftojnë mediat kosovare.

Kryeministrat e dy vendeve Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, zgjidhën detajet për disa çështje të hapura në fushën e drejtësisë, policisë dhe rreth zhvillimet të zgjedhjeve lokale në vjeshtë.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton tha se në këto negociata është analizuar progresi i deritashëm dhe se ka “progres konkret” drejt normalizimit të raporteve.”Është bërë punë e mirë dhe është arritur progres konkret. Kryeministrat sot shkuan tutje dhe u pajtuan për një varg çëshjesh të hapura, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe zgjedhjeve të ardhshme komunale”, tha Eshton.Takimi është zhvilluar para takimit të liderëve të BE-së, i caktuar për javën e ardhshme më 28 qershor, për të vlerësuar nëse është arritur mjaft progres në pajtimin e palëve, në mënyrë që Serbia të merr datën e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të nis negociatat për paktin e stabilizimin asociimit.”Në saje të takimit të Këshillit të ministrave dhe Këshillit Evropian javën e ardhshme, unë do të njoftoj vendet anëtare të BE-së për progresin dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Eshton në një deklaratë që lëshoi pas takimit.Darka e punës në Bruksel që nisi në orën nëntë të mbrëmjes të enjten, ka mbaruar rreth orës 3 pas mesnate.Edhe përkundër lajmërimeve, palët nuk arritën që gjatë asaj kohe të pajtohen për temat e telekomit dhe energjetikës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *