Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Të qartësohet çka është krim lufte dhe krim ndaj njerëzimit (VIDEO)

Krasniqi: Të qartësohet çka është krim lufte dhe krim ndaj njerëzimit (VIDEO)

03 Qershor – Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi të hënën ka deklaruar se është shumë e padrejtë që ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të ndiqen për krime të luftës.

Sipas tij, vetë krimet e luftës e kanë një standard se si gjykohen ato. “Unë konsideroj që kjo që po ndodh në Kosovë nuk është krejt në standardet që ekzistojnë për vlerësimin e asaj se çka është krim lufte dhe se çka është krim ndaj njerëzimit, megjithatë drejtësia duhet ta thotë fjalën e vetë qoftë për pafajësi qoftë për fajësi”, tha ai. Krasniqi e ka komentuar pikën e marrëveshjes Prishtinë- Beograd, që ka të bëjë me amnistinë, duke thënë se kjo marrëveshje do ta trajtohet në seancë parlamentare. Ndërsa për propozimin e kryeministrit për ndryshime kushtetuese, ai vlerësoi si të drejtë të kryeministrit të dërgoj amendamente në Kuvend. Sipas tij, këtë të drejtë e ka edhe presidentja, por e kanë edhe një e katërta e deputetëve.“Kjo është mënyra se si amendamentohet Kushtetuta e përcaktuar me nenin 144 të saj. Amendamentet vijnë në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit i dërgon në Gjykatë Kushtetuese, pastaj ajo e kthen pozitivisht ose negativisht çështjen e atyre amendamenteve”, ka deklaruar Krasniqi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *