Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarët e komunave kundër shkurtimit të kompetencave (VIDEO)

Kryetarët e komunave kundër shkurtimit të kompetencave (VIDEO)

20 Qershor – Debati në komisionin parlamentar për decentralizimin ku është theksuar se kryetarët e komunave kanë kompetenca të shumta dhe këto kompetenca duhet të harmonizohen me këshillin e komunës, kundërshtohet nga kryetarët e komunave.

Ata potencojnë se kompetencat e deleguara nga pushteti qendror në atë lokal në letër janë të mira kurse në praktikë nuk gjejnë zbatim. Poashtu kryetarët theksojnë se kompetencat e tyre nuk janë të mëdha dhe të njejtat duhet të riten. Të paktën kështu mendon kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ndërkohë që kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, thekson se procsi i decentralizimit për dallim nga vitet e 90-ta ka përparim. Sipas tij, kompetencat janë të deleguara për pushtetin vendor dhe të njejtat janë të ndara si ëpr kryetarin e komunës poashtu edhe për këshillin e komunës. “Kompetencat për pushtetin vendor duhet të rriten në sferën e zhvillimit ekonomik lokal, në urbanizëm dhe në sferën e infrastrukturës. Në letër decentralizimi është i mirë por në praktikë kur të njejtat fillohen të zbatohen kanë ngecje për shkak se për një leje duhet të pritet edhe pëqlim nga pushteti qendor”, thotë kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi. Ai shprehet më tej se megjithatë kompetencat e kryetarit të komunës janë të ndërlidhura ngusht me këshillin e komunës, sepse asnjë vendim nuk mund të miratohet pa marrë shumicën në këshill.

Gjatë debatit të djeshëm parlamentar në komisionin për pushtetin lokal, kryetari i këtij komisioni Xhevat Ademi, shprehu qëndrimin se kryetarët e komunave kanë komptenca të mëdha dhe supreme, ndërsa në pyetjen për këta kompetenca drejtuar zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, ky i fundit ka thënë se duhet një balansim i kompetencave mes këshillit dhe kryetarit. Por logjika e kësaj çështje është se në disa komuna ku kryetarët janë shqiptarë, megjithatë këshilli nuk përbëhet nga shumica shqiptare që në këtë rast do të reduktonte edhe ato pak kompetenca që ka kryetari I komunës, i cili për çdo vendim të tij duhet të ketë edhe miratimin e shumicës në këshillin komunal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *