Home / Sport / Ksavi: Taktika e Murinjos nuk bën për Realin!

Ksavi: Taktika e Murinjos nuk bën për Realin!

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, ka kritikuar mënyrën sesi aplikon futbollin Zhoze Murinjo, pasi është i bindur se një klub i këtij niveli duhet të shfaqë një lojë më cilësore. Sipas tij, portugezi është përgjegjës për rënien e Realit në këtë sezon për shkak të sjelljes dhe polemikave të vazhdueshme, ndërsa beson se klubi duhet të kthehet edhe një herë në modelin e 10 viteve më parë.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë sulmoj gjithmonë Murinjon, nuk është ky qëllimi im. Por sinqerisht që nuk më pëlqen mënyra se si luajnë skuadrat e tij në fushën e lojës. Më mërzit fakti se si luajnë, pasi një ekip si Reali më parë kishte ide dhe koncept loje. Kishte Zidan, Roberto Karlos, ishin të pabesueshëm”.
“Ata dominonin në çdo pjesë të fushës. Duhet të pranoje që ishin më të mirë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për periudhat e tjera të suksesshme të Realit. Por një klub i madh nuk mund të luajë ashtu siç vendosi Murinjo. Ne nuk lëmë fushën të thahet që të kthehet në një fushë patatesh siç bënë ata, apo nuk shkelmojmë 30 mijë herë kundërshtarin, apo mundohemi të tensionojmë me dashje një ndeshje futbolli. Nuk e kemi bërë një gjë të tillë as kur Reali ishte sipër nesh në renditje”, shpjegoi Ksavi, duke akuzuar trajnerin portugez për taktika të pista.
“Ne kemi fituar, barazuar e humbur, por gjithmonë duke respektuar një filozofi futbollistike. Rezultati me raste është mashtrues, shkon përtej asaj që përfaqëson futbolli”, deklaroi mesfushori i Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *