Home / Sport / Kubi: Hitzfeld mund t’i kërkojë falje Xhemajlit

Kubi: Hitzfeld mund t’i kërkojë falje Xhemajlit

Edhe pse luajti rregullisht në pjesën e dytë të sezonit me Napolin, duke shkëlqyer me lojë dhe duke shënuar gola, kjo nuk i mjaftoi futbollistit shqiptar nga Maqedonia që ta bind selektorin Ottmar Hitzfeld ta fuste në lojë të shtunën nga minuta e parë.

Blerim Xhemajli u gjend në pozitë të vështirë në ndeshje me Qipron, duke përfunduar në bankinën e përfaqësueses së Zvicrës.

Edhe pse luajti rregullisht në pjesën e dytë të sezonit me Napolin, duke shkëlqyer me lojë dhe duke shënuar gola, kjo nuk i mjaftoi futbollistit shqiptar nga Maqedonia që ta bind selektorin Ottmar Hitzfeld ta fuste në lojë të shtunën nga minuta e parë.

Trajneri gjerman e preferoi edhe këtë radhë mesfushorin Gokhan Inler, i cili tek ekipi italian ka përfunduar në bankinë pikërisht për shkak se Xhemajli luan nga fillimi.

Për t’u marrë me këtë çështje është përkujdesur editorialisti Kubilay Turkyilmaz, dikur futbollist i përfaqësueses zvicerane.

Ish sulmuesi zviceran me prejardhje turke mendon se selektori Hitzfeld mund t’i kërkojë falje Xhemajlit në të ardhmen, për lënien rezervë rregullisht.

46 vjeçari e kishte përjetuar një histori të njëjtë, kur ishte futbollist, të cilën e rrëfen për magazinën zvicerane Blick.

“E kam pasur një rast të tillë para Botërorit ’94. Kam luajtur gjatë tërë kualifikimeve, por në SHBA selektori Roy Hodgson më la rezervist. M’u sill bota. Reagimi im i parë ishte i qartë: Çfarë duhet të bëj më shumë për të luajtur në Kombëtare? Duhet mbajtur gjakun e ftohtë në këto raste”, kujton ‘Kubi’.

“Unë më pas e ndihmova Zvicrën të shkonte në Evropianin 1996, duke shënuar në ndeshjen vendimtare me Hungarinë (3:0). Hodgson erdhi dhe më kërkoi falje. E njëjta mund t’i ndodh edhe Blerimit. Ai duhet ta kërkojë rastin dhe ta shfrytëzojë atë. Në fund, Hitzfeld ndoshta do t’i kërkojë falje Xhemajlit”, përfundoi Turkyilmaz.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *