Home / Lajme / Rajon / Kush do të jetë pasardhësi i Berishës? (VIDEO)

Kush do të jetë pasardhësi i Berishës? (VIDEO)

29 Qershor – Pas vendimit për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet e tij në Partinë Demokratike, Sali Berisha i ka hapur procesit të zgejdhjes së liderit të ri të kësaj partie. 23 vjet më parë Berisha erdhi në krye të kësaj partie, ndërsa pas disfatës në zgjedhjet e 23 qershorit, Partia Demokratike duhet që të gjej një lider tjetër që do t`I prijë kësaj partie.

Lëvizje në Partinë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë parti vazhdojnë ethet për zgjedhjen e kryetarit të ri. Katër janë figurat që përfliten më së shumti në këtë garë; Lulzim Basha-kryetar i bashkisë së Tiranës. Ai përflitet më së shumti si pasardhës i Berishës, por deri tani, nuk ka asnjë konfirmim mbi kandidaturën e tij. Kandidatë të tjerë pritet të jenë edhe Sokol Olldashi, deputet prej disa mandatesh dhe ministër i transportit në 4 vitet e fundit. Përflitet edhe Eduard Selami, i ardhur së fundi nga SHBA-ja, pasi kishte ikur pas trazirave të vitit 1977. Ai tani është deputet i qarkut të Elbasanit. As Selami nuk e ka konfirmuar kandidimin, edhe pse brenda selisë blu, ai përflitet si kandidaturë e mundshme. Ai ishte një nga personat që vetë kryeministri në largim Berisha e pati konsultuar në takime, menjëherë pas humbjes. Kandidat tjetër është edhe Arben Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitet 1990. Imami kishte shprehur në vijimësi ambicie për të qenë në poste drejtuese të PD-së, por që nga viti 2005, kjo parti nuk pati zhvilluar zgjedhje brenda radhëve të saj. Figura të tjera të PD-së, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, e Ridvan Bode, e kanë mohuar deri tani, pjesëmarrjen e tyre në këtë garë të mundshme. Afati për zyrtarizmin e kandidatëve është dita e premte, ku përmes një mbledhje kryesie, PD-ja duhet të nisë fushatën e brendshme të saj.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *