Home / Lajme / Maqedoni / Kuvend i kryesisë qendrore të PDSH-së (VIDEO)

Kuvend i kryesisë qendrore të PDSH-së (VIDEO)

8 qershor-Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në pyetje të gazetarëve e komentoi takimin e ditës së enjte midis njerëzve të parë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev dhe tha se nga ky takim nuk ka dalë asgjë e rëndësishme.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot në Gostivar në kuvend të rregullt të kryesisë qendrore solli më shumë vendime që do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Midis vendimeve më të rëndësishme janë zvogëlimi i numrit të anëtarëve të kryesimit qendror dhe ndryshime dhe rregullime të degëve, të cilat në zgjedhje kanë pasur rezultate më të dobëta.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në pyetje të gazetarëve e komentoi takimin e ditës së enjte midis njerëzve të parë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev dhe tha se nga ky takim nuk ka dalë asgjë e rëndësishme.

“LSDM-ja është para shkatërrimit dhe do t’i duhet riorganizim serioz”, deklaroi Thaçi.

Lideri i PDSH-së theksoi se do të pranonte takime eventuale me Gruevskin dhe Zaevin, por se në këtë moment nuk ka për çka të bisedohet.

Me degën e PDSH-së në Gostivar prej sot do të udhëheq Rushit Veapi, në vendin e Gazmend Aliut, i cili pritet të hyjë në udhëheqësinë më të ngushtë të partisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *